Laçi ka surprizuar Elbasanin në javën e 22-të të “Abissnet Superiore” duke marrë një fitore 2-1 në “Elbasan Arena” në ndeshjen që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.
Kurbinasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 5-të me anë të Mjakit, i harruar në zonën elbasanase, arriti të mposhtë portierin Abalora.
Edhe në pjesën e dytë është përsëri skuadra e Laçit që shënon. Pikërisht në minutën e 54-ët të sfidës, një goditje e Tresës ka marrë dhe ndihmën e portierit Abalora për të përfunduar në rrjetë.
Elbasani ka arritur të ngushtojë diferencën në shtesë me një penallti të kthyer në gol nga Lila, por nuk ka më kohë. Laçi fiton me rezultatin 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 23 pikëve. Elbasani në vendin e 5-të mbetet në kuotën e 28 pikëve.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë, duke sjellë pasiguri mes banorëve. Zjarri ka…
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur takimin përmbyllës elektoral në Sarandë, ku u ka premtuar banorëve dhe turistëve një ndërhyrje të…
Gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Fier, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se i mungon një vizion i qartë…
Keisi është përjashtuar nga Ferma Vip mbrëmjen e sotme, pasi nuk iu bind urdhrave për të qendruar te shtëpia e…
Pas incidentit të armatosur që ndodhi në qytetin e Laçit, pesë persona janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë,…
Një foto e krijuar me inteligjencë artificiale, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shfaqet i veshur si Papë,…