sport

Ekuadori drejt përjashtimit nga “Katar 2022”, zbulohen detajet e reja të mashtrimit

Ekuadori pritet të përjashtohet nga “Katar 2022”, pasi tashmë janë zbuluar detaje të reja rreth mashtrimit të identitetit të një prej futbollistëve.

Vendimi mbi këtë çështje do të merret ditën e enjte, teksa ka të bëjë me Byron Castillos, i cili ka falsifikuar çertifikatën e lindjes.

Të lidhura

None found

Zbulimi gjatë hetimit nga FIFA-vjen përpara se Komisioni i Apelit të vendosë për këtë çështje.

Një histori e jashtëzakonshme që përfshin identitete të supozuara të rreme dhe një mbulim të dukshëm nga Federata e Ekuadorit. Castillo, mbrojtës i djathtë që luajti në tetë ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës, ka lindur në Ekuador apo përtej kufirit në Kolumbi? Përgjigjja e kësaj pyetjeje nxjerr të vërtetën në sheh.

Është një provë e re që do të tronditë futbollin e Amerikës së Jugut dhe do të krijojë një dhimbje koke të madhe për FIFA-n.  “Sportsmail” zotëron një regjistrim audio të një interviste që Castillo u dha hetuesve katër vjet më parë, teksa deklaronte qartësisht se ka lindur në vitin 1995 dhe jo në 1998, siç shkruhet në certifikatën e tij të lindjes ekuadoriane.

Jep emrin e tij të plotë Bayron Javier Castillo Segura, duke përputhur detajet e certifikatës së lindjes së tij kolumbiane, në vend të emrit në certifikatën e Ekuadorit, Byron David Castillo Segura.

Përshkruan në detaje largimin nga qyteti kolumbian Tumaco drejt San Lorenzos në Ekuador për të ndjekur karrierën futbollistike. Një çështje e padëshiruar për FIFA-n vetëm dy muaj nga starti i Botërorit dhe që pritet në nxisë të tjera polemike mbi përfaqësuesen që duhet të zëvendësojë Ekuaorin në “Katar 2022”./ h.ll/albeu.com

 

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago