Real Madridi mori sot (e shtunë) një fitore të madhe në udhëtim ndaj Osasunës me rezultat 4-2, për tu afruar gjithnjë e më shumë drejt titullit kampion në La Liga.
Në këtë takim fytyra kryesore e madrilenëve ishte padyshim braziliani Vinicius Jr i cili konfirmoi formën e tij të mirë me dy gola të shënuar.
None found
Për paraqitjen e tij të mirë, Vinicius në fund u shpall ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’, por si shpeshherë këtë sezon, braziliani nuk i shpëtoi ndëshkimit nga gjyqtari.
Ai protestoi ashpër për një faull që nuk iu dha në drejtim të gjyqtarit dhe për këtë mori karton të verdhë, andaj për këtë arsye ai do të mungojë ndaj Athletic Bilbaos pas pushimit me kombëtare.
Pasi 23-vjeçari u zëvendësua në minutën e 85-të për t’ia liruar vendin Arda Guler, Ancelotti u pa duke e përqafuar ngrohtësisht brazilianin dhe duke i pëshpëritur diçka në vesh.
Eksperti i leximit të buzëve i punësuar nga La Liga, tha se fjalët e Ancelottit në drejtim të Viniciusit ishin ‘Te quiero muchisimo’ që do të thotë ‘Të dua shumë’.
Ancelotti me shumë mundësi po i dhuronte mbështetjen e tij një lojtari i cili është ‘sulmuar’ shumë gjatë kohëve të fundit për sjelljen e tij në fushë.
Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej…
Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se Federata Shqiptare provoi ta merrte mbrojtësin Dion Gallapeni…
Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…
Një 18-vjeçar suedez është arrestuar në Spanjë, nën dyshimin se është autor i vrasjes së kirurgut plastik Alexander Aslani, 57…
Dashi Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor…
Premiera e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka tërhequr vëmendje jo vetëm për debutimin e Luiz Ejllit si…