sport

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale sot (30 qershor), Barcelona konfirmoi largimin e dy futbollistëve para sezonit të ri.

Bëhet fjalë për dyshen Marcos Alonso dhe Joao Felix që nuk do të jenë pjesë e blaugranasve për sezonin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Spanjolli iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë nga Chelsea teksa me fanellën e tyre kishte bërë 45 paraqitje për dy sezone.

Sidoqoftë, Alonso startoi në vetëm tri takime në La Liga sezonin e kaluar dhe tani klubi ka konfirmuar se janë pajtuar për largimin e tij këtë verë, pasi vendosën të mos aktivizojnë opsionin e rinovimit të kontratës.

Tek Barcelona nuk do të vazhdojë as portugezi Joao Felix i cili u bë pjesë e tyre në formë huazimi nga Atletico Madridi.

Vlen të theksohet se transferimi i Felixit kishte gjeneruar shumë emocione tek tifozët verën e kaluar, ani pse paraqitjet e tij të përgjithshme nuk ishin aq të mira pasi Barcelona e përfundoi sezonin pa trofe të fituar.

Ai tani do të rikthehet tek Atletico Madridi sapo të përfundojë Euro 2024, por është e sigurt se nuk do të vazhdojë të jetë pjesë tyre dhe do të duhet të gjejë një ekip të ri, megjithëse momentalisht situata është e paqartë pasi ekzistojnë mundësitë që Felix të luajë sërish për Barcelonën nëse blihet përfundimisht kartoni i tij.

të fundit

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

7 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

11 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

14 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

15 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

37 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

51 minutes ago