sport

Eksod te Bayern Munichu këtë verë, largohen shtatë futbollistë, vlera e të cilëve llogaritet 340 milionë euro

Bayern Munichu, pas 11 titujve radhazi si kampion në Bundesliga, e mbylli sezonin e fundit vetëm në vendin e tretë dhe u eliminua nga Kupa nga një ekip i kategorisë së dytë.

Bavarezët nuk u turpëruan vetëm në Ligën e Kampionëve, ku Real Madridi i eliminoi me shumë vështirësi në gjysmëfinale, gjë që nuk ngushëlloi askënd në Bavari.

Të lidhura

None found

Sipas gazetës Bild, trajneri Thomas Tuchel do të largohet nga klubi, i ndjekur nga shtatë yje të ekipit vlera e të cilëve llogaritet në 340 milionë euro.

Serge Gnabry është kandidati kryesor për shitje pasi lëndohet shumë shpesh, ndaj nuk shkon në Euro 2024 për shkak të këputjes së muskujve.

Mirëpo, bavarezët do ta kenë problem ta heqin qafe pasi ky 28-vjeçar ka një pagë prej 20 milionë euro.

Edhe Kingsley Coman është në një situatë të ngjashme si Gnabry. Ai shpesh lëndohet dhe tregon shumë pak.

Ai ka kontratë deri në vitin 2027 dhe kap vlerën e 65 milionë eurove dhe nëse Bayern gjen një blerës të interesuar do të marrë një shumë të majme.

Reprezentuesi gjerman Joshua Kimmich ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe Bayern do ta shiste tani për të fituar para dhe përveç tij bavarezët duan të heqin qafe edhe Leon Goretzkën për të sjellë holandezin Frenkie de Jong.

Dayot Upamecano përfundoi në stol dhe bavarezët nuk llogarisin më në shërbimet e tij, andaj duan ta largojnë në afatin kalimtar të verës.

Alphonso Davies po “flirton” me Real Madridin dhe lojërat e tij sa vijnë e përkeqësohen. Bayern dëshiron të vazhdojë kontratën që zgjat deri në verën e vitit 2025, por kanadezi po kërkon shumë para, ndaj ndarja është e sigurt këtë verë.

Dhe së fundi, Noussair Mazraoui u lëndua aq shpesh sa Bayern iu desh të sillte Sacha Boey nga Galatasaray në afatin kalimtar dimëror.

Në ekip, pritet të rikthehet edhe Josip Stanisic, ndaj përfaqësuesi maroken është shumë pranë largimit nga klubi më i trofeshëm gjerman. /Telegrafi/

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

4 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

4 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

4 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

5 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

5 hours ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

5 hours ago