Categories: sport

Flamurtari vendos edhe për drejtorin sportiv, pas Oltijon Kërnajës në Vlorë rikthehet Fabjan Beqja

Pas zyrtarizimit të Oltijon Kërnajës në pankinë, Flamurtari ka vijuar ndryshimet edhe në strukturën drejtuese. Burime të “Newsport.al” bëjnë me dije se kuqezinjtë kanë përcaktuar tashmë edhe emrin e drejtorit të ri sportiv.

Detyra në fjalë te skuadra vlonjate do t’i besohet Fabjan Beqjas. Në moshën 32-vjeçare, ai vendos t’i japë fund futbollit të luajtur dhe rikthehet në Vlorë në një rol të ri, jo më si futbollist, por si drejtor sportiv.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për një zgjedhje surprizë nga ana e Flamurtarit, që i beson merkaton një ish-lojtari të klubit. Sa i takon rrugëtimit të tij në fushë, Beqja e nisi karrierën te Teuta, për të vijuar më pas me Besën, Gjilanin dhe Flamurtarin.

Tashmë durrsaku do të përballet me një mision jo të lehtë: ndërtimin e organikës që do ta kthente Flamurtarin në elitën e futbollit shqiptar.

të fundit

Tetovë, ndalohet 18-vjeçari i dyshuar për alarm të rremë për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq

MPB Maqedoni njofton se sot (17 nëntor) e ka ndaluar një 18-vjeçar nga Radiovca, i cili dyshohet për denoncim të…

2 minutes ago

Mungesa e kuorumit pengon mbledhjen e Kryesisë; Ligji për Specialen pret dakordimin politik

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet të martën për shkak të mungesës së kuorumit. Këtë e bëri…

4 minutes ago

Ambasadori britanik u prit nga Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinovci, së bashku me anëtarët e…

4 minutes ago

VITA i kërkon Prokurorisë të hetojë dyshimet për aflatoksinë, ndërsa thotë se nuk ka marrë rezultatet e mbi 30 inspektimeve

Qumështorja VITA ka reaguar pas dyshimeve të fundit për tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës M1 në një lot…

4 minutes ago

Irlandë–Kosovë, dueli vendimtar në Ligën e Kombeve: vlera e skuadrave, renditja dhe forma e ekipeve

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Irlandën në Dublin, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros…

9 minutes ago

Finlanda përmbys Shqipërinë U-17, kuqezinjtë kualifikohen në League A pavarësisht humbjes

U17/ Shqipëri - FinlandëKombëtarja shqiptare U-17 e ka mbyllur me një humbje 1-3 ndaj Finlandës raundin e parë të kualifikueseve…

15 minutes ago