Dinamo po vijon me ritëm të lartë lëvizjet në merkato, teksa objektivi është ndërtimi i një skuadre sa më konkurruese për ndeshjet e Conference League, por edhe për sezonin e ardhshëm.
Sipas burimeve të Newsport.al, vëmendja e drejtuesve këtë herë është përqendruar te Fabjan Përndreca, mbrojtësi i majtë i Bylisit.
None found
Aktualisht, mësohet se klubi po shqyrton mundësinë për ta marrë 19-vjeçarin në huazim, me synim aktivizimin e tij në sfidat kualifikuese europiane që i presin “blutë”. Gjithsesi, nuk përjashtohet që kontaktet mes palëve të vazhdojnë edhe për një marrëveshje që do ta mbante lojtarin në ekip përtej kësaj faze.
Gjatë sezonit të fundit me ballshiotët, Përndreca u aktivizua në 32 ndeshje, realizoi 1 gol dhe dha 5 asiste. Ndërkohë, te Kombëtarja U-21 ai konsiderohet një nga “benjaminët” e trajnerit Alban Bushi, me 9 paraqitje gjithsej.
Inspektorati Shtetëror i Tregut do të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme dhe të intensifikuara te tregtarët në të gjithë vendin, me…
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mundësinë e krijimit të një lëvizjeje politike kundër kryeministrit Edi Rama, e cila mund të…
Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka nxjerrë në dritë një botë të panjohur nën një prej monumenteve më të famshme…
Ambasadori amerikan Eric Wendt ndodhet aktualisht në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ambasadori ka mbërritur në SPAK i shoqëruar…
Gjyqi ndaj Jeton Sylajt, ish-burrit të Arlinda Zekajt nuk mbahet as sot. Seanca fillestare e paraparë të zhvillohej sot është…
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin e Gjykatës Speciale lidhur me mënyrën e llogaritjes…