sport

Ekipi Kombëtar U-19, grumbullim tre ditor me lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar

Ekipi Kombëtar U-19 do të zhvillojë një grumbullim tre ditor në data 5, 6 dhe 7 shkurt. Ky do të jetë edhe grumbullimi i parë për trajnerin e ri të ekipit Kombëtar U-19, Bledi Shkëmbi.

Grumbullimi do të jetë në kuadër të projektit “Step by Step” dhe lojtarët e thirrur do të jenë nga klubet e kampionatit shqiptar.

Ekipi Kombëtar U-19 i drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi do të grumbullohet në Durrës dhe seancat stërvitore do të zhvillohen në Kompleksin Tropikal. Gjatë këtij grumbullimi do të zhvillohet edhe një ndeshje kontrolli dhe lojtarët do të jenë të monitoruar gjatë gjithë kohës.

Në këtë mënyrë trajneri Bledi Shkëmbi, do të ketë mundësi të vëzhgojë nga afër gjendjen e futbollistëve të grumbulluar dhe elementët më të spikatur në të ardhmen do të japin kontributin e tyre edhe në ndeshje zyrtare për Kombëtaren U-19.

Pas këtij grumbullimi, puna me lojtarët që aktivizohen në klubet dhe akademitë shqiptare do të vijojë sërish në kuadër të projektit “Step by Step” dhe çdo javë në “Shtëpinë e Futbolli” trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë mundësi të stërvisë lojtarët e grup-moshës U-19. /newsport.al/

të fundit

Reshje dëbore dhe ndërprerje energjie në qarkun Korçë, dhjetëra zona pa drita dhe vështirësi në qarkullim

Këtë të mërkurë, vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhë dëbore. Për shkak të reshjeve intensive, ka pasur ndërprerje…

13 minutes ago

Mbape barazon rekordin e Ronaldos në Ligën e Kampioneve

Dy golat e shënuar nga Kilian Mbape në pjesën e parë të ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij, Monako, kanë bërë…

27 minutes ago

Rikthehen reshjet e borës në Qarkun e Dibrës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit

Këtë të mërkurë, reshjet e borës janë rikthyer në Qarkun e Dibrës mbi 600 metra mbi nivelin e detit. Bora…

52 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

59 minutes ago

SPAK thellon hetimet për hakerimin/ Merret në pyetje Dritan Palnika, i afërm i të pandehurit Agim Ismaili

Dritan Palnika, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Bujqësisë, është një nga personat e pyetur…

1 hour ago

15 vite nga “21 janari”, Rama: Katër viktimat nuk gjejnë dot paqe

Këtë të mërkurë, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka kujtuar “21 janarin” . Rama shkruan se…

1 hour ago