Categories: sport

Egnatia triumfon 0-2 në Laç, Nevil Dede: Kundërshtari meriton komplimente, tabloja jonë është pozitive

Egnatia mori një fitore 0-2 në transfertë ndaj Laçit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të sfidës në Kurbin, trajneri i rrogozhinasve, Nevil Dede, komentoi paraqitjen e skuadrës së tij.

Të lidhura

None found

Dede vlerësoi edhe ekipin kurbinas, duke theksuar se Laçi luan futboll tërheqës dhe se fitorja në këtë transfertë kishte rëndësi të veçantë. Sipas tij, Egnatia tregoi një reagim të ri pas vështirësive të hasura në disa ndeshje para ndërprerjes, ndërsa rikthimi i Bitrit ishte një tjetër arsye për kënaqësi.

“Duhet t’i bëj komplimente Laçit, sepse luan futboll për të argëtuar tifozët. Është e rëndësishme të themi të vërtetën. Për ne ishte një ndezje e re pas periudhës kur vuajtëm në disa ndeshje. Në përgjithësi, djemtë e administruan siç duhet takimin, duke pasur parasysh edhe sfidat evropiane që na presin. Na gëzon gjithashtu rikthimi i Bitrit. Ishte një transfertë pozitive dhe një standard që ne duhet ta tregojmë në fushën e lojës”, deklaroi trajneri i Egnatias.

I pyetur për mënyrën se si do të menaxhohen minutat në një periudhë me ndeshje të kampionatit dhe të Europës, Dede nënvizoi rëndësinë e të gjithë grupit.

“I gjithë grupi është i rëndësishëm, jo vetëm për mënyrën e menaxhimit të lojtarëve. Eksperienca e ndihmon këtë proces dhe e bën më të lehtë. Për ne do të jetë një periudhë e ngarkuar, ndaj kryesorja është të shmangim dëmtimet. Të gjithë do të kenë minutat e tyre, por edhe lodhjen përkatëse. Duhet ta nisim mirë në Europë, ndërsa kampionati dhe pozicioni evropian mbeten po aq të rëndësishëm. Mendoj se mund t’ia dalim dhe besoj se do ta bëjmë”, u shpreh ai.

Trajneri rrogozhinas shtoi se skuadra duhet të tregojë që është gati për përballjet evropiane, duke e konsideruar në tërësi pozitiv momentin e ekipit.

“Nuk duhet të kemi mendjen vetëm te e enjtja, por duhet të dëshmojmë se jemi të përgatitur për Europën. Në fund, tabloja e përgjithshme është pozitive”, tha Dede.

Sa i përket nëse ishte më i kënaqur me rezultatin apo me lojën, ai veçoi vlerën e tre pikëve të marra në Laç, por pranoi se ndeshja ishte e vështirë dhe kërkoi përqendrim të madh.

“Ajo që më intereson është eksperienca, por një trepikësh në Laç ka shumë vlerë. Të gjitha këto e bëjnë transfertën të vështirë dhe të detyrojnë të mendosh gjatë. Laçi na goditi disa herë, gjë që është një karakteristikë e tij. Patëm edhe fat me shtyllën, nëse ju kujtohet”, përfundoi Nevil Dede.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

6 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

6 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

6 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

6 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

6 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

6 hours ago