Skuadrat e Superiores zbritën këtë javë në fushë për ndeshjet e kthimit në Kupat e Europës, duke dhuruar rezultate që sollën edhe surpriza të mëdha.
None found
Egnatia, kampionia e Shqipërisë, realizoi një paraqitje të shkëlqyer në kualifikueset e Champions League ndaj moldavëve të Petrocub. Në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, ekipi i drejtuar nga Nevil Dede shënoi 6 gola, pas barazimit 1-1 në Moldavi.
Rrogozhinasit triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 7-2 dhe siguruan kalimin në turin e radhës. Përballja e ardhshme do t’i vendosë përballë sllovenëve të NK Celje, me synimin për të arritur një tjetër rezultat pozitiv dhe për të siguruar grupet e Conference League.
Ndër tri skuadrat e tjera shqiptare në Conference League, Dinamo dha një përgjigje të fortë në transfertën e Kazakistanit. Pavarësisht disavantazhit minimal me të cilin udhëtuan drejt Astanës, të besuarit e Ilir Dajës shënuan 4 herë ndaj vendasve, duke u shkaktuar edhe humbjen në fushën e tyre.
Dinamo vazhdon të tregojë forcë në arenën ndërkombëtare nën drejtimin e strategut shqiptar, ndërsa në raundin e ardhshëm kryeqytetasit do të luajnë kundër Aluminij të Sllovenisë.
Krejt ndryshe shkoi aventura europiane për Vllazninë. Shkodranët u eliminuan pas humbjes së thellë 5-0 ndaj Malishevës, ndonëse ndeshjen e parë në Shkodër e kishin fituar 2-1.
Skuadra e Edi Martinit nuk mundi të mbrojë avantazhin e krijuar në takimin e parë dhe gjatë 90 minutave u shfaq pa reagim, duke i dhënë fund me kokën ulur një rrugëtimi shumë të shkurtër në Europë.
Elbasani, ndërkohë, rezistoi ndaj BATE Borisov deri në çastin vendimtar të penalltive. Verdheblutë e Ivan Gvozdenovic e vunë në vështirësi kundërshtarin për kualifikimin, por fati nuk ishte në anën e tyre në “ruletën ruse”.
Karrica humbi fillimisht mundësinë e artë për të siguruar avancimin, ndërsa Epitaux më pas i dha mundësinë rivalëve bjellorusë të festonin kualifikimin.
Me dy skuadra të Superiores që tashmë e kanë mbyllur kapitullin europian, përgatitjet e tyre do të përqendrohen tërësisht te sezoni i ri i futbollit shqiptar. Nga ana tjetër, Egnatia e Nevil Dedes dhe Dinamo e Ilir Dajës vijojnë ëndrrën e tyre, pasi ambicia për të prekur grupet mbetet ende gjallë në të dy kampet.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…