Egnatia ka bërë një tjetër afrim në skuadër në këtë merkato dimri. Rrogozhinasit kanë prezantuar ditën e sotme Jouzas Lubas.
Sulmuesi është prezantuar nga presidenti i klubit, Agim Demrozi. Palët kanë firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë, me lojtarin që ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Egnatias.
“Welcome Jouzas Lubas.
– Njoftim !
Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me Jouzas Lubas, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për 2.5 vite.
Lubas është pritur paraditen e sotme në ambjentet e stadiumit “Arena Egnatia” nga Presidenti Agim Demrozi ku kanë firmosur zyrtarisht kontratën para mediave”, ka shkruar klubi.
“Unë jam shumë i kënaqur për këtë aventurë. Falenderoj presidentin për pritjen e ngrohtë dhe shpresoj që të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave”, ka theksuar Lubas, sulmuesi më i ri i rrogozhinasve. /newsport.al/
Ditën e djeshme, një aeroplan me 15 persona në bord u rrëzua në një zonë malore të Kolumbisë veriore pa…
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 80.3 lekë dhe do të shitet me…
Sot është dita e 20-të që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se…
Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të…