Ndeshja e parë e “play off”-it mes Egnatias dhe Lillestromit do të luhet nesër në stadiumin “Arena Egnatia”, në Rrogozhinë. Përballja do të nisë në orën 19:00.
None found
Kampionët e Superiores po e presin këtë takim me vlerësim të madh dhe me përgatitje serioze, në të njëjtin nivel me atë që kanë treguar në sfidat e fundit. Nën drejtimin e Nevil Dedes, skuadra beson se po afron çasti për të hedhur hapat e parë drejt kualifikimit në fazën e grupeve. Futbollistët pritet të zbresin në fushë me 100%-shin e tyre, duke synuar spektaklin, karakterin garues dhe luftën për çdo top.
ROGOZHINA, PIKA E FORTË – Në këtë sezon, stadiumi i Rrogozhinës është shndërruar në një terren të vështirë për çdo kundërshtar të Egnatias. Skuadra ka realizuar 14 gola dhe ka pësuar vetëm 5, duke regjistruar një bilanc pozitiv. Kjo statistikë ushqen besimin se edhe Lillestromi i Norvegjisë mund ta përjetojë këtë stadium si një makth të vërtetë. Mbështetja pritet të jetë e madhe, jo vetëm nga tifozët e Egnatias, por edhe nga simpatizantët që kanë ndjekur formën e skuadrës rrogozhinase që prej fillimit të këtyre kualifikueseve. Një atmosferë e tillë mund t’u japë lojtarëve shtysën për të zhvilluar një paraqitje të nivelit të lartë.
FORMË DHE BESIM – Fitorja me përmbysje ndaj Shamrock, e vulosur me rezultatin 5-1 në Shqipëri, tregon se Egnatia ka ndërtuar një identitet të ri në kualifikueset e Kupave të Europës. Në Europa League, ku do të luajë shanset e saj për një vend në fazën e ligës, ekipi i Dedes shfaqet maksimalisht i motivuar. “Djemtë” e tij kërkojnë të dëshmojnë në fushë se nuk e konsiderojnë veten inferiorë përballë asnjë kundërshtari.
ENERGJITË, NJË ELEMENT I RËNDËSISHËM – Egnatia do të përpiqet të japë maksimumin në takimin e parë, për t’i krijuar vetes një avantazh dhe një mundësi më të madhe në garën për kualifikim. Megjithatë, menaxhimi i forcave do të jetë vendimtar, pasi kampionati është pranë dhe vetëm një javë më vonë do të luhet edhe ndeshja e kthimit.
SHUMA FINANCIARE – Egnatia ka siguruar deri tani 3,17 milionë euro. Nëse arrin të kalojë edhe këtë “pengesë” të fundit, përfitimet do të rriteshin në 4,31 milionë euro. Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, e cila do ta pasuronte ndjeshëm buxhetin e skuadrës.
Fjalët mund të thonë diçka, ndërsa shprehja e fytyrës, shikimi, pozicioni i trupit ose lëvizjet mund të tregojnë diçka krejt…
Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku katër persona kanë rënë në kontakt me energjinë…
Një grup agjentësh eksperimentalë të inteligjencës artificiale të OpenAI dyshohet se dolën jashtë mjedisit ku po testoheshin dhe morën kontrollin…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha sot se mbështetja e qeverisë së Kosovës për familjet e cenueshme do të shtohet…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të ish-komandantit serb të dënuar për krime lufte, Ratko…
Trajnerja kosovare Elena Sadiku është nominuar për “Topin e Artë”, duke u përfshirë në garën për çmimin e trajneres më…