Categories: sport

Egnatia nis aventurën historike evropiane me barazim, Gruda shënon ndaj Midtjylland

Egnatia e çeli me rezultat të barabartë 1-1 paraqitjen historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pasi ndau pikët me Midtjylland në “Elbasan Arena”.

Të lidhura

None found

Rrogozhinasit kaluan në avantazh në minutën e 26-të. Ildi Gruda goditi saktë me kokë, duke përfituar nga një krosim i ardhur nga krahu i djathtë.

Epërsia e vendasve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Gue-Sung Cho riktheu baraspeshën për danezët, edhe ai me një goditje me kokë.

Pas pushimit, të dyja skuadrat patën raste për të marrë fitoren, por finalizimi nuk ishte në nivelin e duhur. Haime iu afrua golit për Egnatian, ndërsa Midtjylland vuri disa herë në vështirësi portën e Dajsinanit.

Mysafirët gjetën rrugën e rrjetës në minutat e fundit, por goli u anulua për një faull ndaj portierit. Në një tjetër aksion, topi përfundoi në shtyllë, ndërsa tentativa u konsiderua e pavlefshme për shkak të pozicionit jashtë loje.

Megjithë presionin e shtuar të Midtjylland në fund të takimit, Egnatia e mbrojti rezultatin 1-1 dhe siguroi një pikë në debutimin e saj në këtë aventurë evropiane.

Barazimi përbën një nisje pozitive për skuadrën shqiptare në këtë paraqitje historike, edhe pse mbetet keqardhja për mundësinë e humbur për ta shndërruar epërsinë në një fitore.

të fundit

Consequences of the protest at the border? Ermal Hasimja: I was escorted to the supervisor at Rinas, Eda Grimci publishes document on the exit refusal

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…

38 minutes ago

Two months after failed execution, injuries of 50-year-old who survived two lethal doses remain unknown

Avokatët e Christa Pike, 50-vjeçares që i mbijetoi një ekzekutimi të dështuar në shtetin e Tennessee-s, kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente…

38 minutes ago

KEK mobilizes to bring B1 block back into operation, workers continue work until late hours

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…

38 minutes ago

Ardita Sinani: November, between historical memory and responsibility for the national future

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me…

38 minutes ago

KEK mobilizohet për kthimin e bllokut B1 në funksion, punonjësit vijojnë punën deri në orët e vona

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…

43 minutes ago

Përse udhëtarët me përvojë e fusin letrën higjienike në fund të valixhes

Ky produkt i zakonshëm mund të ketë disa përdorime praktike gjatë udhëtimit, për të cilat ndoshta nuk keni menduar më…

43 minutes ago