Klubi i Egnatias ka bërë disa lëvizje të rëndësishme në merkato gjatë janarit, për të përforcuar radhët me lojtarë cilësorë. Por paralelisht me afrimet e reja, klubi po punon edhe për zgjatjen e kontratave të futbollistëve ekzistues në radhët e rrogozhinasve.
Sot, klubi ka bërë të ditur se ka zgjatur marrëveshjen me Albano Aleksin dhe Renato Malotën. Mesfushori u afrua gjatë verës në radhët e Egnatias dhe është kthyer në një nga shtyllat e ekipit gjatë pjesës së parë të sezonit që sheh Egnatian si kryesuese të shkëputur nga ndjekësit në Superiore. Edhe mbrojtësi ka qenë pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi dhe po ashtu, ka zgjatur me një tjetër vit akordin.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të rinovojë kontratën me mesfushorin Albano Aleksi. 31-vjeçari ka firmosur kontratën e re me klubin tonë deri në vitin 2025”, shkruhej në njoftimin e klubit për mesfushorin.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të rinovojë kontratën me kapitenin Renato Malota deri në vitin 2025. Malota luan sezonin e dytë me fanellën e Egnatias ku në sezonin e tij të parë fitoi Kupën e Shqipërisë duke shkruar emrin në historinë e klubit tonë”, njoftoi klubi nëpërmjet rrjeteve sociale për mbrojtësin. /abcnews.al
Ditën e sotme në orën 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë plenare ku në fokus janë akti normativ për buxhetin…
Mëngjesin e sotëm, një kamion është përmbysur në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj në Vorë,…
Raporti i Tranzicionit 2025–26 i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”,…
Sot, 27 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 80.9 lekë dhe shitet me 82.1 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni të ndarë mes dëshirës…