Egnatia është mundur 3-1 në transfertë nga Shamrock Rovers, në takimin e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Ky rezultat ua vështirëson kampionëve të Shqipërisë rrugëtimin drejt fazës “play-off”.
None found
Fraksioni i parë ishte i baraspeshuar dhe u mbyll në shifrat 1-1, ndërsa pas pushimit skuadra irlandeze mori kontrollin e plotë të lojës dhe shënoi dy herë brenda një kohe të shkurtër.
Vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 29-të. Pas penalltisë së akorduar nga gjyqtari, Graham Burke u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe kaloi Shamrock Rovers në avantazh.
Përgjigjja e Egnatias erdhi në minutën e 40-të, pas ndërhyrjes së VAR-it. Kampionët shqiptarë fituan fillimisht një penallti, por portieri ndali goditjen e Guillem Jaime. Aksioni vijoi dhe Aaron Greene e devijoi topin në portën e vet, duke sjellë barazimin për Egnatian.
Skuadra shqiptare nuk e ruajti të njëjtin ritëm në pjesën e dytë dhe u ndëshkua shpejt. Roberto Lopes shënoi golin e rezultatit 2-1 në minutën e 55-të, mes protestave të futbollistëve të Egnatias, të cilët pretenduan se gjatë aksionit kishte pasur faull.
Dy minuta më pas, Aaron Greene realizoi pas një goditjeje nga këndi dhe e çoi rezultatin në 3-1 për Shamrock Rovers.
Pas golit të tretë, ekipi irlandez pati edhe disa mundësi të pastra për ta zgjeruar më tej epërsinë.
Takimi i kthimit është planifikuar për javën e ardhshme. Kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë të përmbysin disavantazhin prej dy golash dhe të mbajnë gjallë shpresat për t’u kualifikuar në fazën “play-off” të Ligës së Evropës.
Mbrojtësi i Beninit, Mohamed Tijani, është bërë viral me deklaratën e tij para përballjes me Argjentinën, duke zbuluar se skuadra…
Ministria e Shëndetësisë njofton se përkohësisht pezullohet imunizimi me vaksinën BCG, pas informacioneve të publikuara në mediat kroate për reaksione…
Më shumë se 4,500 “përfitues të rremë” të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore u zbuluan gjatë kontrolleve të…
Përditësimi më i fundit i vlerës së tregut të La Ligas nga Transfermarkt është publikuar me rregullimet e bëra në…
Shqipëria po përgatit Kontratën e Shërbimit Publik për transportin hekurudhor të udhëtarëve në korridorin Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit. Këtë e bëri…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin…