Categories: sport

Egnatia hap sezonin ndaj Tiranës, Dede: Një vitrinë luksi për Abissnet Superioren

Trajneri i kampionëve në fuqi, Nevil Dede, ka folur për objektivat dhe pritshmëritë e Egnatias përpara ndeshjes së parë të sezonit të ri në Abissnet Superiore. Skuadra e tij do të përballet me Tiranën në stadiumin “Arena Egnatia”, në një sfidë që nis në orën 21:00.

Dede deklaroi se futbollistët, veçanërisht në aspektin psikologjik, ndodhen në gjendje të mirë. Sipas tij, Egnatia u paraqit denjësisht në arenën e të mëdhenjve dhe meritonte më tepër, ndonëse nuk ia doli të merrte atë që synonte. Tashmë vëmendja zhvendoset te kampionati, ndërsa trajneri theksoi se gjendja fizike e shëndetësore, harmonia brenda grupit dhe sidomos ana psikologjike janë në nivelin maksimal, diçka që e gëzon.

Të lidhura

None found

Në këtë përballje, kampionët do të kenë dy mungesa shumë të rëndësishme. Bakayoko-s do t’i duhet koha e nevojshme për t’u rikuperuar pas ndërhyrjes kirurgjikale, e cila përfundoi me sukses, ndërsa Dede i uroi shërim të shpejtë. Jashtë skuadrës është edhe Ajme, i cili po i nënshtrohet një trajtimi me synimin që të rikthehet pranë ekipit sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas trajnerit, sezoni i ri e gjen të gjithë skuadrën në një situatë të mirë. Ai vlerësoi mbështetjen maksimale të dhënë nga klubi dhe shprehu bindjen se Egnatia është gati të përballet me kundërshtarin që i rezervon ndeshja hapëse e kampionatit.

Dede pranoi se përgatitja e kësaj sfide ndikohet nga disa elemente, mbi të gjitha nga numri i vogël i ditëve në dispozicion. Lojtarët, sipas tij, kanë nevojë si për rikuperim, ashtu edhe për pushim, pas një periudhe të gjatë që prej nisjes së përgatitjeve dhe aktivizimit të rregullt në kompeticionet europiane.

Tekniku e cilësoi Egnatian si historinë e momentit në futbollin shqiptar, duke nënvizuar se të gjithë duhet ta kenë të qartë këtë fakt. Ai e konsideroi duelin me Tiranën një përballje të bukur, ku çdokush do të dëshironte të merrte pjesë, jo vetëm për ta luajtur, por edhe për ta përjetuar. Në vlerësimin e tij, Egnatia-Tirana shkon përtej një ndeshjeje të zakonshme, pasi përbën një vitrinë luksi për Abissnet Superioren.

Nevil Dede u shpreh gjithashtu i lumtur me grupin e futbollistëve që ka në dispozicion. Ai theksoi se lojtarët nuk kursehen gjatë stërvitjeve dhe aq më pak do ta bënin këtë në një ndeshje kampionati. Për këtë arsye, trajneri tha se nuk ka lodhje apo kokëçarje lidhur me përqendrimin te angazhimi dhe motivimi. Në përfundim, ai deklaroi se skuadra është gati për sfidën hapëse të sezonit, duke kujtuar se Egnatia tani duhet të ruajë fokusin në çdo moment.

të fundit

Rama në Vlorë për hartën territoriale: Bashkitë do të bashkohen, reforma synohet të përfundojë në 2031

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Vlorë se është i bindur për zbatimin e hartës së re territoriale të propozuar nga…

6 minutes ago

Arsenali vazhdon serinë e fitoreve, mposht Sunderlandin në transfertë

Arsenali me vështirësi i ka arkëutar pikët e plota në udhëtim te Sunderlandi, në kuadër të xhiros së katërt në…

10 minutes ago

Global warming changes champagne, France temporarily allows alcohol levels of up to 15%

Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë të parë të rrisin përkohësisht…

16 minutes ago

Ngrohja globale ndryshon shampanjën, Franca lejon përkohësisht nivel alkooli deri në 15%

Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë të parë të rrisin përkohësisht…

16 minutes ago

LVV decides to support Çitaku and Shala tomorrow for deputy speakers of the Assembly

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sonte mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka vendosur që në seancën e nesërme të votojë…

16 minutes ago

Qardaku vulosi fitoren e Dinamos ndaj Partizanit: Jemi në rrugën e duhur

Eridon QardakuDinamo fitoi derbin përballë Partizanit, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

46 minutes ago