Egnatia ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Kastriotin, në duelin e mbijetesës. Rrogozhinasit mposhtën 2-1 krutanët në “Arena Egnatia” në ndeshjen e javës së 22-të të Superiores.
Goli i parë i kësaj ndeshje do të vinte vetëm në minutën e 58, dhe vendasit do të ishin ata që do të dërgonin topin në fundin e rrjetës së Kastriotit. Gëzim Krasniqi kalon në avantazh rrogozhinasit me me anë të një penalltie, ku më parë Husseini kishte shkaktuar faull ndaj Duranskit, me gjyqtarin Hamiti që ka fërshëllyer për 11-metërsh.
None found
Kastrioti i Emiliano Çelës do të reagonte menjëherë në minutat në vazhdim, teksa pretendojnë për një prekje topi me dorë nga kundërshtarët në zonën e Egnatias, por kryesori nuk ndan të njëjtin mendim.
Goli i barazimit do të vinte përsëri nga një penallti në 73′ për Kastriotin, Bledar Lila ka prekur topin me dorë dhe për kryesorin Eldorjan Hamiti nuk ka dyshime është 11-metërsh, ku edhe në dhomën e sistemit VAR konfirmohet 11-metërshi. Kaina merr përsipër të ekzekutojë penalltinë që tregohet i saktë, ndërsa në Rrogozhinë do të vendosej edhe baraspesha.
Shpërthen festa në “Arena Egnatia”, kur Ilirid Ademi shënoi edhe golin 2-1 për rrogozhinasit 90’, të cilët arrijnë kështu të marrin një 3 pikësh që vlen shumë në luftën për mbijetesë.
Tensionet nuk munguan edhe në këtë ndeshje mes lojtarëve dhe në minutën e fundit të takimit Artur Magani do të ndëshkohet me karton të kuq për protesta.
Me këtë fitore skuadra e Zekirija Ramadanit arrin në kuotën e 22 pikëve në vendin e 7, ndërsa Kastrioti ngelet në kuotën e 18 pikëve në zonën e ftohtë./ h.ll/albeu.com
Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë…
Pas tensioneve të njëpasnjëshme, situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re. Pasi janë shpërndarë nga forcat e policisë,…
Korçë:-Një grup qytetarësh kanë dalë këtë pasdite në qytetin e Korçës për të protestuar, duke shprehur mbështetjen e tyre për…
Ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë kanë negociuar dhe parafuar Marrëveshjen për Bashkëpunim Gjyqësor në…
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Roberto Vergori, u takua me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi. Lajmin…
Jurgen UldedajPërmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, ka dhënë lajmin e keq se ndeshja…