Egnatia – Laçi është një nga duelet mjaft interesante të javës së 23-t ëtë Superiores. Kjo sfidë do të luhet ditën e shtunë në orën 13:30 në “Egnatia Arena”.
Rrogozhinasit vijnë si kryesues në këtë përballje dhe ndaj kurbinasve shihen si favoritë, ndërsa nga krahu tjetër bardhezinjtë prej 7 ndeshjesh nuk e njohin humbjen dhe do të tentojnë një tjetër rezultat pozitiv në Rrogozhinë.
Për “djemtë” e Mirel Josës nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Egnatia është si “macja e zezë”, pasi në 8 përballjet e fundit mes tyre janë rrogozhinasit ata që dominojnë. Në plot 6 sfida skuadar e Edlir Tetovës ka dalë fitimtare, ndërsa dy sfida të tjera janë mbyllur në barazim. Fitorja e fundit e skuadrës së Laçit ndaj Egnatias daton në prill të 2022.
Ditën e shtunë bardhezinjtë do të synojnë të “thyejnë” mallkimin dhe të marrin fitoren e parë ndaj Egnatias në këtë sezon, pasi edhe dy ndeshjet e kaluara kanë përfunduar në favor të rrogozhinasve. /newsport.al/
Dashi Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni…
Ervin Salianji do vijojë me takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Kësaj here ish-deputeti do takohet me demokratët e Elbasanit.…
Donald Trump u shfaq optimist se paqja në Ukrainë është më afër se kurrë gjatë një ceremonie medaljesh në Zyrën…
Ervin Salianji, anëtar i kryesisë së PD-së, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, përgënjeshtroi deklaratën…
Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person…
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme (15 dhjetor) në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku një…