Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe fitoren kundër Ballkanit në finalen e Superkupës së Kosovës.
Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Ballkanit në finalen e Superkupës së Kosovës të zhvilluar në Antalya të Turqisë.
Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Egzon Sinani (10’) dhe Leotrim Kryezi (46’), ndërsa për Ballkanin shënoi Krenar Dulaj (80’).
Kjo fitore sjelli trofeun e 11-të të Superkupës në histori të Prishtinës dhe ishte i pari për trajnerin nigerian Egbo, i cili erdhi në gjysmën e sezonit vjeshtor.
Pas kësaj fitore dhe trofeu, trajneri i Prishtinës është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe i lumtur që fitoi një trofe me klubin kryeqytetas.
“Është kupa e parë e fituar qëkur erdha në Kosovë te Prishtina. Kjo është kupë psikologjike dhe u kam thënë lojtarëve që duhet ta fitojmë patjetër, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë. Prishtina në çdo garë futet për të fituar”, ka thënë fillimisht Egbo pas ndeshjes.
“Sot mbaroi kupa, nesër vazhdon puna për të cilën kemi ardhur këtu. Gjithçka po shkon shumë mirë. Është kohë shumë e mirë për të punuar me transferimet e reja, por edhe me pjesën tjetër të ekipit që ishin këtu”.
“Jam i kënaqur me formën fizike të cilën e kanë treguar dhe duhet ta vazhdojmë këtë moment”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/
Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Ditën e sotme, marrëdhëniet tuaja sentimentale mund të përjetojnë një rikthim…
Benfika e Zhoze Murinjos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në…
Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Kopenhagës me përmbysje në pjesën e dytë, për të siguruar një biletë…