Categories: sport

Edy Reja: Shqiptarët më duan, çfarë pres nga ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës

Kombëtarja shqiptare në pak ditë do të nisë grumbullimin në prag të tre sfidave të rëndësishme në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Kuqezinjtë përballen me Poloninë në transfertën e 2 shtatorit e më pas presim Hungarinë dhe San Marinon.

Të lidhura

None found

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, shpreson që përfaqësuesja shqiptare të nisë një seri rezultatesh pozitive dhe të konfirmojë progresin e arritur në edicionin e fundit të Nations League.

Në një intervistë dhënë për gazetën prestigjioze “Gazzetta dello Sport”, tekniku i njohur ka komentuar zhvillimet në Serinë B italiane si edhe ka folur për objektivat e Shqipërisë në këto eliminatore dhe thekson se pret një seri rezultatesh pozitive nga skuadra.

“Javën e ardhshme do të kthehem në Shqipëri. Për mua është një aventurë shumë e bukur dhe shqiptarët më duan. Edhe këtu në Grado, ku ndodhem për të kaluar disa ditë plazh, kam takuar shumë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe më kanë komplimentuar për rezultatet e arritura me Kombëtaren kuqezi.

Aktualisht po punojmë në disa drejtime njëkohësisht. Së bashku me bashkëpunëtorët kemi organizuar disa kurse për formimin e përgatitësve atletikë dhe mjekëve sportivë.

Një risi absolute për futbollin në Shqipëri. Përveç këtyre, përpara kemi ndeshjet për eliminatoret e Botërorit ‘Katar 2022’ ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Nga këto ndeshje pres nga skuadra konfirmime të progresit që kemi arritur gjatë edicionit të fundit në Nations League.

Në pritje të sfidës së kthimit me Anglinë, objektivi ynë është që të shkojmë në këtë duel të motivuar nga një seri fitoresh e rezultatesh pozitive”, – tha Edoardo Reja ndër të tjera në intervistën e tij. / fshf.org

të fundit

Rrokaqielli më i lartë në Riad goditet për herë të dytë brenda një jave, duke lënë 11 të plagosur

Rebelët Huthi të Jemenit kanë goditur për herë të dytë brenda një jave rrokaqiellin më të lartë në Riad të…

6 minutes ago

Trump vijon traditën: u fal dy gjelave të Falënderimeve dhe tregon destinacionin e tyre pas Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vijuar një nga traditat më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, duke falur zyrtarisht dy…

6 minutes ago

Andonovski wants Macedonia to become a center of digital innovation and investment

Procedura më të shkurtra administrative, më shumë shërbime digjitale dhe përdorim më i madh i teknologjive moderne në kompanitë vendase…

17 minutes ago

Public Prosecutor’s Office strengthens staff and opens the way for advancement of 28 employees

Prokuroria Publike në RMV vazhdon me aktivitetet për forcimin e kapaciteteve të kuadrove dhe zhvillimin kuadrove të punonjësve.Në kuadër të…

17 minutes ago

Gërvalla on Sabahate Tolaj and Isuf Haklaj: they gave their lives for Kosovo, the state owes them justice

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar policët Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në 23-vjetorin e vrasjes së tyre, duke…

17 minutes ago

Cyber intrusion in CIA and intelligence offices, unclassified data exposed

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA kanë zbuluar një ndërhyrje kibernetike në…

17 minutes ago