Edon Krasniqi, mbrojtësi i Kombëtares U19 të Kosovës, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij pas nënshkrimit të kontratës me ekipin e parë të TSV 1860 München.
Lajmi u bë publik përmes një postimi të Farku Ajetit, i cili më pas u shpërnda edhe nga Ambasada e Kosovës në Gjermani në faqen e saj zyrtare në Facebook, raporton Telegrafi.
None found
Futbollisti iu bashkua akademisë së klubit bavarez në vitin 2016, pas transferimit nga TuS Bad Aibling.
Gjatë viteve të kaluara në radhët e skuadrës gjermane, Krasniqi ka vijuar zhvillimin e tij si futbollist dhe është konsoliduar si një prej lojtarëve kryesorë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Kalimi në ekipin e parë përbën një arritje të veçantë për talentin kosovar, i cili synon të vijojë përparimin dhe të luajë në nivele më të larta të futbollit gjerman.
Ky zhvillim i ri vjen në një periudhë kur Krasniqi është pjesë e Kombëtares U19 të Kosovës.
TSV 1860 München, klub me një histori të pasur në futbollin gjerman, i ofron Edonit mundësinë që të tregojë aftësitë e tij në përbërjen e parë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku ka folur…
Dean KlafuriçPas barazimit të “bardhë” me Vorën në javën e 12-të të Abissnet Superiores, 0 - 0, trajneri i Tiranës,…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Në një njoftim për media, ekzekutivi kosovar ka…
Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Sipas…
Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi 313 lidhur me kursin e euros dhe buxhetin e vitit 2027, duke akuzuar qeverinë…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ahmeti bëri…