sport

VIDEO / Edhe Vuçiç pranon forcën e Kosovës në xhudo: “Kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar se xhudistët nga Kosova dhe Kroacia janë treguar më të suksesshëm se ata serbë në Paris 2024.

Këtë të premte kanë përfunduar garat në xhudo, sa i takon konkurrencës individuale, ku Kosova fitoi dy medalje, një të argjendtë, një të bronztë dhe një vend të pestë. Kosova zë renditet e 14-ta në listën e vendeve më të suksesshme në xhudo në Paris 2024.

Para Kosovës janë superfuqi të xhudos, si Japonia, Azerbajxhani dhe Franca, por vende me xhudo shumë të zhvilluar kanë mbetur po ashtu prapa Kosovës.

Ndërkohë Serbia nuk e ka fituar asnjë medalje. Dhe kjo është pritur shumë rëndë në Serbi, ku edhe presidenti serb Vuçiq e ka komentuar këtë fakt, duke e pranuar forcën e Kosovës në sportin kryesor luftarak.

“Në xhudo, kroatët dhe shqiptarët e Kosovës kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne, ndonëse kemi pasur rezultatet më të mira ndonjëherë dhe kemi përparuar shumë. Por pa medalje”, ka thënë Vuçiq të enjten në një konferencë për shtyp ku u pa shumë i dëshpëruar.

Kosova në tri paraqitje në Lojërat Olimpike i ka plot pesë medalje, të gjitha i ka nga sporti i xhudos dhe falë këtij sporti përmendet me nota të larta në këto ngjarje të mëdha sportive.

të fundit

“Kartonat e Ramës”- Deputetët dalin nga seanca, një grup vajzash i pret me thirrje jashtë: Hajduta! Ikni me vrap sa më parë

Pas përfundimit të seancës plenare, nj grup vajzash protestuese po prisnin të dilnin deputetët nga parlamenti, jashtë perimetrit të sigurisë.…

1 second ago

Nis derbi Tirana–Dinamo në “Niko Dovana”: bardheblutë kërkojnë pikë, blutë rrisin ritmin

Tirana - Dinamo LIVE Tirana 0 – 0 Dinamo 1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Dinamo [...]Read More...

2 seconds ago

Iliria synon kreun, ndërsa Flamurtari përballet me një transfertë të vështirë në “Redi Maloku

Iliria Fushë-Krujë - Flamurtari LIVE Iliria Fushë-Krujë 0 – 0 Flamurtari 1’ – Nis sfida Iliria e Fushë-Krujës – Flamurtari [...]Read…

29 seconds ago

Barcelona evidenton dobësinë kryesore që po e shqetëson Flickun pas dy humbjeve të njëpasnjëshme

Barcelona e ka identifikuar mungesën e efikasitetit në presionin e lartë si problemin kryesor taktik në dy humbjet e para…

2 minutes ago

KPK shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në mbledhje të mbyllur

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja…

8 minutes ago

Klekovski: Me Klinikën e Neurologjisë po punojmë për shpëtimin e sa më shumë jetëve dhe uljen e pasojave të goditjes në tru

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot mbajti fjalim në aktivitetin qendror me rastin e Ditës Botërore të Goditjes në Tru,…

12 minutes ago