Eden Hazard beson se Chelsea duhet të bëjë përmirësime në repartin defensiv për të qenë në gjendje të garojë për titullin e Ligës Premier.
None found
Ish-ylli belg i londinezëve përmendi Arsenalin si model, duke nënvizuar se “Topçinjtë” u shndërruan në pretendentë seriozë për trofeun dhe më pas arritën ta fitonin atë edhe falë sigurisë në mbrojtje.
“Kjo është arsyeja pse Arsenali e fitoi vitin e kaluar”, deklaroi Hazard.
“Në disa raste, ata luanin shumë dobët në fundin e ndeshjes, fitonin një goditje nga këndi dhe më pas triumfonin 1-0. Megjithatë, mendoj se një aftësi e tillë fitohet me përvojë.”
“Kur ke më shumë përvojë, rriten edhe mundësitë për t’i fituar ndeshjet e këtij lloji”, shtoi ai.
Chelsea ka lejuar shumë gola gjatë këtij edicioni të Ligës Premier. Problemet u evidentuan veçanërisht në disfatën e fundit ndaj Brentfordit, kur skuadra pësoi tre herë brenda 10 minutave.
Ndërkohë, Hazard e mbylli karrierën pasi aventura e tij te Real Madridi nuk shkoi sipas pritshmërive. Dëmtimet e shpeshta e penguan atë që të rikthehej në formën që kishte treguar dikur me Chelsean.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…