Federata e Futbollit të Serbisë ka lëshuar një komunikatë zyrtare pas barazimit me Shqipërinë në Tiranë (0-0). Në të është përfshirë edhe një deklaratë e përzgjedhësit Dragan Stojković – Piksi, i cili ka ndryshuar fjalët e tij pas ndeshjes.
Piksi theksoi se gjatë ndeshjes kishte fokus të plotë vetëm te loja dhe aspekti sportiv. Megjithatë, pranoi se nuk kishte vërejtur të gjitha “parullat fyese që më vonë u publikuan në media”.
“Si trajner i ekipit kombëtar të Serbisë, gjatë ndeshjes kam qenë i përqendruar vetëm në fushë, te lojtarët, taktika dhe rezultati. Atmosferën në stadium e kam përshkruar si sportive, për shkak të tribunave plot dhe mbështetjes së ekipit, që gjithmonë është e mirëpritur për futbollin”.
“Por, është normale që në ato momente nuk kam mundur të regjistroj të gjitha mesazhet skandaloze dhe fyese që vinin nga tribunat dhe që më vonë u komentuan në media. Dua të jem i qartë: dënoj çdo formë të fyerjeve që ofendojnë popullin serb dhe ekipin tonë kombëtar, ose cilindo tjetër. Këto dukuri nuk kanë vend në stadiumet e futbollit”.
“Është absurde që dikush të më akuzojë se ‘mbështes ekstremizmin’ apo ‘lavdëroj urrejtjen ndaj popullit tonë’. Gjatë gjithë karrierës sime, si lojtar ashtu edhe si trajner, kam treguar patriotizmin tim dhe përkatësinë time ndaj popullit tim”, deklaroi Piksi për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Serbisë.
Pas përfundimit të ndeshjes, Piksi pati një qasje tjetër, duke vlerësuar atmosferën dhe lojën e zhvilluar nga të dy ekipet.
“Ne erdhëm këtu për të fituar. Formacioni që kemi zgjedhur tregoi qartë se donim të shënonim. Djemtë treguan profesionalizëm të madh dhe nuk u dorëzuan përballë presionit. Ishte një atmosferë fantastike për të luajtur dhe nuk është e lehtë të luash këtu. Shqipëria është një skuadër e mirë, por me lojën që pamë, barazimi është ndoshta rezultati më i drejtë. Dhe kjo pikë na shkon më shumë neve sesa atyre”, kishte deklaruar Stojkovic.
Banka Kombëtare Tregtare, po përballet me një situatë kaosi në sportelet e saj dhe në të gjitha shërbimet bankare, si…
Konstantinos Argyros dhe Alexandra Nika martohen sot. Sipas informacioneve te mediave greke, çifti do të mbajë dasmën e tyre në…
Një qytetare e moshuar që ka kërkuar që të takojë kryeministrin Edi Rama, është përballur me arrogancën e këtij të…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u nis për në SHBA të dielën për t’u takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump…
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë, jorezident në Shqipëri Emil Jacota. Gjatë takimit, Presidenti…
Në dokumentin që pritet të kalojë shumë shpejt për miratim në qeveri, është miratuar koeficienti i indeksimit të bazës së…