Categories: sport

E vështirë për t’u besuar, Neymar paguhet 6 milionë euro në vit për t’u përshëndetur me tifozët

Pas publikimit të kontratës 19-faqëshe të transferimit të Neymar nga Barcelona te Paris Saint Germain, sot kanë dalë në dritë të tjera klauzola të saj, që lidhen pikërisht me sjelljen në publik të sulmuesit të talentuar brazilian.

Kështu klubi i PSG-së ka marrë përsipër t’i paguajë brazilianit një pagë mujore bruto prej 541.680 eurosh në muaj, ose rreth 375 mijë euro neto, në këmbim të sjelljes së mirë ndaj tifozëve dhe përshëndetjes me ta në përfundim të çdo ndeshjeje.

Gjithashtu në këtë mënyrë drejtuesit e Paris Saint Germain është siguruar që sulmuesi brazilian të përmbahet nga shprehja e çdo pikëpamjeje politike a fetare, që mund të dëmtojë interesat e klubit në tërësi.

Kujtojmë që në dokumentin e zbuluar dje nga El Mundo Deportivo, përveç 222 milionë eurove që shkojnë në arkat e Barcelonës për prishjen e kontratës me Neymar, u zbulua edhe paga e këtij të fundit, që e çonte koston totale të PSG-së në afërsisht 500 milionë euro.

të fundit

Misteri që rrethon vdekjen e një stilisteje në New York: Ajo u gjet e vdekur në një jaht luksoz

Martha Nolan-O’Slattara, një biznesmene 33-vjeçare dhe themeluese e markës së rrobave të banjës East x East, e cila jetonte në…

10 minutes ago

Berisha publikon e videon e turistes së huaj: Turizmi elitar i Ramaduros, është pisllëk dhe ka mbeturina kudo

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar gjendjen e turizmit në…

14 minutes ago

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Mesditën e sotme, një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u…

45 minutes ago

Siguruan ushqim dhe strehuan Flodian Plakun, ja masat që dha gjykata për të arrestuarit në Orikum

Këtë të enjte, është mbajtur në Gjykatën e Vlorës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të…

56 minutes ago

Pas transaksioneve nga arabët te shqiptarët, qeveria miraton lejen e zhvillimit për projektin 216 mln euro “Lalzi Bay Resort”

Në shtator të vitit 2016, një shtetas libanez Fadi Mitri, u rrah me shkop bejsbolli në zonën e Gjirit të…

1 hour ago

Dhunoi Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte

Policia e Tiranës njofton se ka nisur hetimet për dhunuesin e personazhit të njohur në internet Genard Hajdini dhe babain…

1 hour ago