sport

E trishtë, ndërron jetë legjenda e futbollit (EMRI+FOTO)

Legjenda e futbollit belg, Glen De Boeck, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

De Boeck, i cili luajti 36 ndeshje me Belgjikën gjatë karrierës së tij, pësoi një hemorragji të madhe në tru që e la në koma për tre ditë.

Të lidhura

None found

Mediat e huaja shkruajnë se ikona e Anderlechtit u rrëzua në shtëpi të premten, përpara se të dërgohej me urgjencë në Spitalin Universitar të Antwerpit.

Fatkeqësisht, dëmtimi ishte shumë i rëndë që ai të shërohej. Familja e tij konfirmoi se ish-mbrojtësi vdiq mbrëmë i rrethuar nga të dashurit e tij. Ai ka lënë pas dy vajza, Bo dhe Caro.

De Boeck, e filloi karrierën e tij me klubin e qytetit të lindjes FC Boom përpara se të nënshkruante për Mechelen.

Gjigantët belgë Anderlecht e morën mbrojtësin në vitin 1995, ku ai ishte kapiten i skuadrës dhe luajti për 10 vjet deri në daljen e tij në pension në vitin 2005 për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Pasi vari këpucët në gozhdë, 54-vjeçari u bë ndihmës trajner te Anderlecht përpara se të niste karrierën e tij si trajner.

Puna e tij e parë ishte te Cercle Brugge, ku qëndroi për tre vjet përpara se të merrte drejtimin e Germinal Beerschot. Më vonë, De Boeck drejtoi ekipin në Holandë me VVV-Venlo përpara se të kthehej në Belgjikë, ku mori drejtimin e Beveren, Mouscron, KV Kortrijk dhe Lokeren.

Puna e tij e fundit si trajner e bëri të kthehej te klubi i Ligës Belge të Pro League, Kortrijk, në vitin 2023. Më pas, ai u bë një komentator i shquar në televizionin belg.

Sipas mediave të huaja, familja De Boeck, ka përjetuar një vit shkatërrues me humbje personale. Glen humbi babain e tij, Louis, 80-vjeç, nga një sëmundje e gjatë në fillim të këtij viti.

Gjatë funeralit të tij, nëna e De Boeck, Louisette, u rrëzua nga një hemorragji në tru. Mjekët zbuluan se ajo vuante gjithashtu nga kanceri në pankreas dhe ajo vdiq tragjikisht një muaj pas vdekjes së burrit të saj.

të fundit

Libani në qendër të krizës SHBA-Iran, New York Times: Si përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut bllokuan dialogun Uashington-Teheran

Pak ditë pasi marrëveshja paraprake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kishte nisur të zbatohej, situata u afrua sërish pranë…

3 minutes ago

Tre alpinistë amerikanë humbin jetën nga temperaturat ekstreme në Kanionin e Madh të Arizonës

Tre alpinistë kanë humbur jetën këtë javë në Parkun Kombëtar të Kanionit të Madh në Arizona, si pasojë e nxehtësisë,…

3 minutes ago

LSDM: Ndryshimet në Qeveri nuk sjellin zgjidhje për hallet e qytetarëve

LSDM, në një deklaratë, e vlerësoi rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë si një shfaqje politike që, sipas partisë, nuk mbështet…

10 minutes ago

Juristi Skënder Musliu analizon rezultatin e LVV-së dhe akuzon opozitën për bllokadë politike

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 53-të, duke ruajtur pothuajse të…

12 minutes ago

Rrahja në sallën e gjyqit, komisioni propozon futjen në ‘41 Bis’ të vëllezërve Bushgjokaj

Për incidentin e ndodhur në ambientet e GJKKO-së, referimi i çështjes Drejtorit të Institucionit të Burgjeve dhe Komisionit të Vlerësimit…

20 minutes ago

Bogujevci nga Mali i Zi: Ekonomia kreative, mundësi e madhe për të rinjtë dhe punësimin

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në Forumin Ministror të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë Kreative,…

24 minutes ago