sport

E trishtë/ Humbi ndjenjat në fushë, futbollisti 27-vjeçar ndërron jetë në spital

Futbolli uruguaian është në zi. Pas pesë ditësh në spital, Juan Izquierdo i Nacional dha frymën e fundit sot në moshën 27-vjeçare.

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Montevideos, ishte rrëzuar në orët e para të së premtes së kaluar në fushë, gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos për 1/16-ën e Copa Libertadores.

Të lidhura

None found

Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur ta kapërcejë problemin, i cili ka shkaktuar humbjen e ndjenjave dhe pak orë më parë ka ndërruar jetë.

Ekipi i tij, Nacional he i gjithë futbolli i vendit, është zhytur në zi pas ngjarjes së rëndë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në minutën e 75-të të ndeshjes në stadiumin “Morumbi” në Sao Paulo.

Mbrojtësi nga kryeqyteti uruguaian u rrëzua në fushë. Izquierdo rifitoi vetëdijen përpara se të hynte në ambulancë dhe u dërgua në spital për analiza të mëtejshme.

Por, për fat të keq, ai nuk arriti ta kapërcejë problemin (aritmia e zemrës sipas raportimeve), e cila e shkaktoi humbjen e vetëdijes dhe më pas vdekjen.

të fundit

Molotov në drejtim të kryeministrisë, Policia hedh ujë me presion ndaj protestuesve

Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës qeveritare. Në përgjigje, policia…

3 minutes ago

Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i…

5 minutes ago

I riu në protestë: Civilët më kanë goditur me leva hekuri, nuk largohemi derisa të dorëhiqet Rama, deri në vdekje këtu do na ketë

Një i ri pjesëmarrës në protestë, ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e…

12 minutes ago

Indi, 33-vjeçarja hidhet nga kati i 18-të me djalin 6-vjeçar, në letër i kërkoi bashkëshortit të rimartohej

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku një grua 33-vjeçare dhe djali i saj vetëm 6 vjeç kanë humbur…

18 minutes ago

Goditje e rëndë për Brojën, sulmuesi i Kombëtares humbet mundësinë e madhe me dëmtimin e fundit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me…

18 minutes ago

VIDEO/ Increased police presence on the boulevard and “binoculars-wielding observers” above the Prime Minister’s Office…

Jo vetëm autobot me ujë me presion , forca policie të shtuara apo gaz lotsjellës, por mbi Kryeministri janë vendosur…

25 minutes ago