Portieri i Fulham, Bernd Leno pritet t’i shpëtojë ndëshkimit nga Federata e Futbollit të Anglisë pasi u kap nga kamerat duke shtyrë djaloshin që mbledh topa rreth fushës gjatë humbjes 3-0 ndaj Bournemouth.
Portieri 31 vjeçar vendosi dorën e tij të majtë mbi djalin ndërsa ai nxitoi të merrte topin për një rinisje të lojës gjatë pjesës së dytë në Vitality Stadium.
Ai më vonë i kërkoi falje djalit dhe gjyqtari Tim Robinson ndërhyri pas incidentit për të udhëzuar që të gjithë djemtë që mbledhin topa të largoheshin nga fusha.
Pikëpamja e federatës angleze në raste të tilla është se për shkak se zyrtarët e ndeshjes e trajtuan atë gjatë lojës, nuk duhet të ndërmerren veprime retrospektive.
Leno kishte marrë tashmë një karton të verdhë për përpjekjen për të vonuar Dominic Solanke nga gjuajtja e penalltisë. /Telegrafi/
Tre milionë faqe dokumente, 180,000 imazhe, po ashtu 2,000 video dhe një mori figurash të njohur si Elon Musk , Bill Gates dhe Richard Branson,…
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën…
Ditën e sotme, banorë të lagjes numër 7 dhe 8, që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër…
Më 10 shkurt, Venusi hyn në shenjën ujore dhe ëndërrimtare të Peshqve. Kjo periudhë favorizon dashurinë pa kushte dhe vetëflijimin.…
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve aleate do të mblidhen më 12 shkurt 2026 në selinë e NATO-s në Bruksel, në…
Gold AG ka reaguar pas lajmit që tronditi vendin ditën e djeshme (e hënë), ku një arsimtar në Shkollën e…