Tirana është tronditur para ndeshjes së sotme kundër Flamurtarit. Klubi bardheblu, njofton përmes një postimi në rrjetet sociale, se një nga afrimet e reja në merkato ka pësuar një humbje të madhe.
Lojtari nga Kosta Rika, Fredi Alvarez, ka humbur nga jeta vajzën e tij në mënyrë tragjike.
Nuk bëhen me dije detaje se çfarë ka ndodhur, ndërsa rikujtojmë se Alvarez i sapoardhur në janar ka marrë direkt rolin e titullarit te kryeqytetasit.
Njoftimi i Tiranës:
Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe.
Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor me pasoja fatale ka ndodhur në rrugën “Janaq Kilica” në Elbasan. Specialistët e Qarkullimit…
Këtë të shtunë, Gjykata e Apelit, ka vendosur sot në 24 janar të lërë në fuqi masat e sigurisë për…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka kërkuar ‘Arrest në burg’ për tre shtetasit…
Prej dy ditësh, mjegulla ka mbuluar aksin rrugor Korçë–Pogradec, duke kufizuar ndjeshëm dukshmërinë dhe vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Sipas raportimeve,…
Tre punonjës të Policisë Orikum, janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit…
Nën masa të rrepta sigurie, pasditen e kësaj fundjave do të nisë operacioni për transferimin e 90 të dënuarve me…