Ish-lojtari i Lushnjes dhe Egnatias, James Ayinde, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare, pasi nuk ka arritur të fitojë betejën me një sëmundje të pashërueshme.
Sulmuesi nigerian vuante nga kanceri në veshka dhe nuk ka rritur të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij.
None found
Klubi lushnjar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për këtë ngjarje tragjike. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-lojtarit tonë, James Ayinde.
James veshi me krenari fanelën e KF Lushnja, duke dhënë kontributin e tij në fushën e lojës dhe duke lënë kujtime të paharruara te tifozët dhe gjithë komuniteti sportiv lushnjar. Ai do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, pasionin dhe shpirtin luftarak që tregoi në çdo ndeshje. Sot, klubi ynë humbi jo vetëm një ish-futbollist, por një njeri të mirë që ishte pjesë e familjes sonë.
KF Lushnja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, James Ayinde!”, shkruhet në njoftimin e klubit myzeqar.
Për këtë ngjarje të trishtë njerëzore ka reaguar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në faqen e tij zyrtare në facebook.
“Një djalë i ri, me ëndrra dhe pasion për futbollin, që luftoi me forcë deri në fund në betejën më të vështirë të jetës së tij. Kontributi i tij me fanelën e Egnatias dhe më pas me KF Lushnja do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës së futbollit shqiptar.
Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ayinde, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit të futbollit që e njohu dhe e vlerësoi.
U prehtë në paqe”.
Bujar Osmani, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut,…
Mëngjesin e kësaj të diele, një atentat me armë zjarri tronditi Sarandën, ku 44-vjeçari Artan Myrtaj u qëllua për vdekje…
Një 34-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në…
Idriz Rrecaj nga Llausha e Skënderajt është njëri prej tre viktimave të konfirmuara nga analizat e ADN-së të mbetjeve mortore…
Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur në podkastin “Flasim” se qeveria po shqyrton krijimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes…
Sergio Aguero beson se Manchester City vendosi të përqendrohej te transferimi i Enzo Fernandezit dhe për këtë arsye nuk e…