Zhvillime të reja kanë ardhur në rastin Negreira duke shtuar edhe më shumë lajmet e këqija që e lidhin Barcelonën me këtë “skandal” që është përhapur në Spanjë.
Kjo çështje famëkeqe ka dominuar titujt e gazetave në Spanjë që nga marsi i vitit të kaluar, e nuk janë ndalur as tani në muajin e parë të vitit 2024.
Nga ana e Barcelonës, ata gjithmonë kanë ruajtur pafajësinë e tyre, duke pretenduar që ata nuk kanë thyer ndonjë rregull.
Megjithatë, ata janë akuzuar zyrtarisht nga prokurorët, pasi u shpallën fajtorë për pagesën e miliona eurove, në drejtim të zëvendëspresidentit të Komitetit të Arbitrave të futbollit spanjoll, José María Enriquez Negreira.
Kjo çështje duket se nuk do të përfundojë në një të ardhme të afërt, por të premten, një zhvillim i ri dhe potencialisht domethënës, ka dalë në pah.
Mediumi spanjoll El Mundo, ka marrë dëshminë e paraqitur para Gardës Civile nga ish-gjyqtari i La Liga-s, José Luis González González, në lidhje me çështjen Negreira.
I pyetur se pse ai mendon se Barcelona do të kishte shpenzuar shuma të tilla të konsiderueshme parash për José Negreira dhe djalin e tij, González González nuk hezitoi të tregojë për ‘përfitimin sportiv’.
“Unë e kuptoj se ata kanë dashur që të marrin disa përfitime nga ana sporitve. Jose Maria do t’i siguronte ata që ai ka fuqi mbi gjyqtarët”, ka thënë Gonzalez Gonzalez.
Sipas kësaj ai ka sugjeruar që Negreira ‘përfitoi’ nga roli i tij si nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, ‘për të marrë një përfitim ekonomik’.
“Mendimi im është se Enríquez Negreira ka arritur një marrëveshje me drejtorët ose anëtarët e Barcelonës për të përfituar individualisht nga këto pagesa”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në fushën e dashurisë, dita e sotme sjell ngrohtësi dhe mundësi…
Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit…
Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar idenë e një forumi intelektualësh për të bashkuar partitë e opozitës, u shpreh në emisionin…
Të paktën 13 persona kanë vdekur në New York City nga i ftohti ekstrem. Vendi po përballet me valën e…
Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja nëse shpërthen…
Gazetari Elton Tozaj ka bërë së fundmi një paralajmërim në rrjetet sociale, duke deklaruar se pritet të publikojë materiale që,…