Categories: sport

E pësoi nga UEFA si Skënderbeu për trukimet, klubi letonez braktis kampionatin dhe shpërbëhet

UEFA ka vendosur që të vërë në zbatim të njëjtat rregulla me të cilat ndëshkoi disa vite më parë Skënderbeun për trukime ndeshjesh dhe me të njëjtin motivim, ka përjashtuar nga aktivitetet e saj për 7 vite skuadrën e Ventspilts të Letonisë. Një dënim i rëndë, të cilin letonezët duket se nuk kanë shpresa që ta kthejnë mbrapsht.

Kështu, klubi ka vendosur që përveç largimit të drejtuesve që i shkaktuan këtë dëm të rëndë në imazh dhe në financa, të fillojë gjithçka nga e para. Ventspils ka dërguar një shkresë në Federatën Letoneze, duke i bërë të ditur tërheqjen zyrtarisht nga gara në kampionatin e këtij viti, duke e braktisur atë. Sipas klubit, pa inventivin europian dhe të ardhurat që siguron me pjesëmarrjen në Europë, ka mangësi në sponsorizime dhe si rrjedhojë, nuk e përballon dot edicionin.

Të lidhura

None found

Kështu, skuadra jo vetëm nuk do të marrë pjesë në gara, por edhe do të shpërbehet plotësisht duke u kthyer mes amatorëve. Një mënyrë e kundërt për të interpretuar gjërat në krahasim me Skënderbeun, i cili në një situatë të ngjashme, vendosi që të qëndronte në elitë e të mos shpërbëhej, duke preferuar të ruajë emrin, edhe pse për klubin dëmi i shkaktuar nga vendimi i UEFA-s ishte i pariparueshëm.

të fundit

FOTO/ Brikena dhe Mateo konfirmojnë pushimet së bashku/ Publikojnë fotot e para nga Turqia

Brikena dhe Mateo kanë zgjedhur Turqinë për të kaluar disa ditë pushimesh verore së bashku, duke ndarë me ndjekësit momentet…

43 seconds ago

Durrës, ndezi zjarr për të djegur barishtet dhe flakët përfshinë magazinën e fishekzjarreve, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se ndezi zjarr për djegien e barishteve, por…

3 minutes ago

North Macedonia’s Food Agency Warns of Greater Poisoning Risk Due to High Temperatures

Me temperaturat që pritet të arrijnë 40 gradë në ditët në vijim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) paralajmëron se…

11 minutes ago

Police raid a house in Raven, Gostivar, seize drugs and bullets and arrest a 58-year-old man

MPB Maqedoni njofton sot (31.07.2026) në orën 07:30, oficerët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Gostivar arrestuan D.S.…

12 minutes ago

Aliçkaj warns the opposition: Kurti has the right to govern, while the presidency belongs to the people

Ngërçi politik në Kosovë vazhdon të mbajë të bllokuar procesin e formimit të institucioneve, ndërsa vëmendja mbetet te përpjekjet për…

13 minutes ago

Agreement on Consulates in Shkodër and Bujanoc Draws Criticism in Tirana and Pristina: Tirana Accused of Making Concessions to Belgrade

Të enjten u njoftua se Shqipëria dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër…

13 minutes ago