sport

“E patë pritjen që bëri në minutën e fundit? Aro Muric është top portier” – trajneri i Burnleyt me fjalë të mëdha pas gabimit të portierit kosovar

Arijanet Muric ka bërë një gabim të rëndë që i kushtoi Burnleyt me pikë në sfidën ndaj Brighton.

Burnley ishte duke fituar, por paraqitja spektakolare e Muric u zbeh në minutat e fundit të ndeshjes, kur ai në tentim për ta ndalur topin me këmbë shënoi autogol duke u barazuar shifrat në 1-1.

Gjithsesi Muric bëri një ndeshje të madhe përveç gabimit duke bërë disa pritje të jashtëzakonshme dhe në fundin e ndeshjes shpëtoi Burnleyn nga humbja.

Trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany ishte i dënuar dhe në vend të tij doli në konferencë ndihmës trajneri Craig Bellamy, ish-sulmuesi i famshëm uellsian.

Bellamy e ka mbështetur Aron, duke thënë se nuk ishte gabimi i portierit, por ishte gabimi i tyre dhe ai është stili i lojës së tyre që nuk do të ndryshojë kurrë.

“Jemi ne. Nuk është gabimi i Aros, është gabimi ynë. A e quani gabim? Unë nuk e di. Kështu luajmë ne dhe ne nuk do të ndryshojmë”, tha fillimisht Bellamy.

“Ai na ka shpëtuar duke pritur shumë gola për ne duke bërë atë që ai bën më së miri, kështu që është një prej tyre. Nuk është një çështje. Ju mund ta gjeni më shumë problem, por sinqerisht nuk e kam. Unë me të vërtetë nuk e bëj këtë problem”, vazhdoi tutje Bellamy.

“Kështu na pëlqen të luajmë futboll. Mund të mos jetë për të gjithë. Ne nuk jemi këtu për t’i kënaqur të gjithë, por ne besojmë në këtë mënyrë futbolli. Ndoshta po tregohem naiv ose ndoshta jam unë ai që besoj në ylber dhe njëbrirësh dhe në fakt më ka shkuar në kokë, por në të njëjtën kohë nuk kam asnjë problem me Aron. Është në top”, tha Bellamy.

Ish-sulmuesi i famshëm uellsian tha se Aro Muric është një top portier dhe ata vazhdojnë të kenë besim në të.

“Ne do t’i themi Aros merre sërish topin, kërko sërish pasimin. E patë shpëtimin që bëri në minutën e fundit? Është top portier. Ky për mua është një portier”, tha Bellamy.

“Ne të gjithë bëjmë gabime. Kushdo në këtë dhomë, kushdo kudo bën gabime. Kjo është mënyra se si ju përgjigjeni prej saj. Për mua nuk kam asgjë tjetër veç lavdërimit për Aron edhe më shumë sepse ai është i gatshëm të vazhdojë. Mos u shqetësoni për këtë, kjo është jeta”, përfundoi ndihmës trajneri i Burnleyt.

25-vjeçari ka mbrojtur si titullar në pesë ndeshje në Ligën Premier dhe gjithmonë paraqitja e tij është vlerësuar, madje në sfidën ndaj Chelseat ai mori notën 10 falë pritjeve të jashtëzakonshme që bëri në Stamford Bridges. /Telegrafi/

të fundit

Dhuratat e Krishtlindjeve, ja me çfarë t’i surprizoni të dashurit tuaj sipas shenjës së tyre të horoskopit

Njiheni prej vitesh, keni blerë gjithçka deri tani dhe jeni bosh nga idetë? Ose, njiheni pak dhe hezitoni sepse nuk…

10 minutes ago

Zëvendësuesi i Guardiolës te Mançester Siti? Mareska: S’kam kohë për këto spekulime

Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…

47 minutes ago

Njihuni me banorët e “Big Brother VIP Albania 5” (EMRAT)

Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…

1 hour ago

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…

2 hours ago

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…

2 hours ago

Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…

2 hours ago