Categories: sport

E pabesueshme, Luke Shaw luajti me brinjë të thyer në Euro 2020

Luke Shaw luajti për Anglinë në Euro 2020 duke e duruar dhimbjen nga brinjëve të thyer. Ai e kishte pësuar këtë lëndim në ndeshjen e 1/8 së finales, por paraqitjet e tij nga ai çast ishin mbresëlënëse.

Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit ishte njëri prej lojtarëve që shkëlqen më së shumti duke i ndihmuar Anglisë të arrijë deri në finale, ku u mposht në penallti nga Italia.

Të lidhura

None found

Shaw e shënoi golin hapes në finale pas vetëm dy minutave lojë, i cili ishte i pari për atdheun e vet, por paraqitjet e tij nga krahu i majtë i mbrojtjes morën vëmendje të madhe gjatë verës.

Dhe tani që është mësuar se ai i kishte thyer brinjët në duelin e me Gjermaninë në 1/8 e finales, të cilën Anglia e fitoi 2:0 falë golave të Harry Kane dhe Raheem Sterling, paraqitjet e tij ishin edhe më mahnitëse.

Ai luajti 90 minuta të plotë në atë ndeshje, si dhe ishte titullar në të dy ndeshjet që zgjatën nga 120 minuta secila, gjysmëfinalen kundër Danimarkës dhe finalen kundër Italisë.

Ndeshja e vetme në të cilën u zëvendësua ishte triumfit 4:0 kundër Ukrainës në çerekfinale.Megjithatë, Manchester Unitedi ndihet i shqetësuar për gjendjen e tij tani.

The Telegraph raporton se klubi dëshiron që sa më shpejt ta ketë Shaw-n në qendrën stërvitore Carrignton për t’ia analizuar gjendjen e lëndimit dhe për të parë se sa gjatë do të mungojë ai.

Shaw është duke e shijuar një pushim të merituar në Greqi, pas ndeshjeve që i bëri me Anglinë në Euro.

Ai pritet të mungojë në fillim të sezonit të ri 2021/22 për Unitedin, i cili nis më 14 gusht në Premierligë.

të fundit

Students demand an immediate increase in the meal allowance; referendum results due Monday

Të hënën do të mësohet se cilin model të subvencionimit të shujtës studentore preferojnë studentët, pas përfundimit të referendumit studentor.…

14 minutes ago

Tetovo and surrounding villages will have power cuts tomorrow

Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…

15 minutes ago

Shiroka Pula: Equality must also be measured by the concrete opportunities people have in their everyday lives

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…

15 minutes ago

Ina Zhupa: Rama’s budget hits honest citizens and makes no provision for a living wage; the budget and the protests are one

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar në seancën plenare buxhetin e qeverisë, duke e akuzuar atë se braktis…

15 minutes ago

Albanians rose up against corruption, but Rama says he will not step down / The famous American magazine The Atlantic: How Jared Kushner sparked a revolution

Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…

16 minutes ago

Convict Aurel Hoxha failed to return to Rrogozhina prison after special leave; he had 18 months left to serve

Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…

16 minutes ago