sport

E nisi sezonin si portieri i tretë, tani është e pabesueshme se si ai u bë hero i Real Madridit

Real Madridi kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar kampionin aktual Manchester City, pas penalltive, pasi në dy ndeshje rezultati ishte i barabartë 4-4.

Në fund, spanjollët ishin më të suksesshëm me penallti, ku Real Madridi fitoi 4-3.

Të lidhura

None found

Portieri i Real Madridit, Andrij Lunin, priti dy penallti – të Mateo Kovacic dhe Bernado Silvas.

Ukrainasi, i cili mbushi 25 vjeç në shkurt, e nisi sezonin si portieri i tretë i Los Blancos.

Thibaut Courtois dhe Kepa Arrizabalaga ishin përpara tij në hierarki. Pra, shanset e Luninit për t’u mbrojtur këtë sezon për Realin në ndeshje serioze ishin minimale.

Belgu është “njëshi” i padiskutueshëm i Real Madridit kur është shëndoshë e mirë, por ka kohë që nuk është kështu.

Courtois e lëndoi rëndë gjurin verën e kaluar. Ai duhej të rikuperohej këtë pranverë, por pasoi një tjetër dëmtim i rëndë. Ai nuk u mbrojti fare këtë sezon dhe Kepa dhe Lunin ndanë minutat.

Kepa, portieri i njohur dhe shumë më i shtrenjtë se ukrainasi, që u pagua 8.5 milionë euro, kishte avantazhin, por nuk tregoi cilësi.

Në dy ndeshjet e fundit për Real Madridin, ai pësoi pesë gola – tre nga Atletico Madrid dhe dy nga Almeria, e cila me siguri do të zbresë nga La Liga.

Ishte në janar të këtij viti dhe pikërisht atëherë Ancelotti vendosi që Lunin të ishte zgjedhja e tij e parë në portë.

Ukrainasi e justifikoi besimin me paraqitje të shkëlqyera, sidomos në Ligën e Kampionëve.

Ai kishte nëntë pritje kundër RB Leipzig, dhe mbrëmë në “Etihad” ai grumbulloi tetë me dy penallti të pritura.

“Unë jam njeriu më i lumtur në botë. Puna ime e palodhur është shpërblyer. Jam i lumtur sepse mund të ndihmoj Realin dhe dua të falënderoj shokët e skuadrës për mbështetjen e tyre”, ka thënë Lunin pas ndeshjes. /Telegrafi/

të fundit

Portugali – Spanjë, publikohen 11-shet zyrtare të supersfidës që vendos çerekfinalistin

Portugalia dhe Spanja kanë publikuar formacionet zyrtare për supersfidën e 1/8 së finales në Kupën e Botës, ku fituesi do…

3 minutes ago

Dejvi Bregu vendos për të ardhmen, transferohet në Arabinë Saudite

Dejvi BreguDejvi Bregu i ka dhënë fund dilemave sa i takon të ardhmes së tij, duke zgjedhur të transferohet tek…

15 minutes ago

Ramadani dhe Krasniqi optimistë para përballjes me Kauno Žalgiris: Drita kërkon të kthehet me rezultat të favorshëm

Drita është gati për sfidën e parë ndaj Kauno Žalgiris në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së…

15 minutes ago

Eurojust publikon njoftim për operacionin e zhvilluar sot në Kosovë

Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, më 30…

18 minutes ago

Gent Progni kallëzon Saimir Kokën: “Më goditën mbi 100 herë”, akuza për intimidim nga policia dhe për dhunën e 2 korrikut

Eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni ka depozituar një kallëzim penal në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, pas një…

20 minutes ago

“Këngët e mia kanë fjetur 20 vjet”, Mimoza Ahmeti jep detaje për projektin e ri muzikor

Shkrimtarja dhe poetja, Mimoza Ahmeti, ka qenë e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Aldo Morning Shoë” këtë të…

22 minutes ago