Mbrojtësi i vetëm që ka fituar një “Top të Artë”, Fabio Cannavaro ka folur pas eksperiencës së tij të parë si trajner në Kinë dhe dëshirës së madhe për të drejtuar një skuadër ne Evropë.
Në një intervistë për “Fanpage” ai u shpreh:
None found
“Jam duke pritur për mundësinë e duhur që më lejon të zbatoj idetë e mia dhe të shfrytëzoj njohuritë mbi futbollin. Qëllimi im, si ai i trajnerëve të tjerë, është të fitoj. Gjithashtu, përpiqem t’u lë diçka lojtarëve të mi. Trofetë bëjnë dallimin, por sfondi teknik që u kalon lojtarëve të kënaq më shumë”.
Cannavaro i ka befasuar të gjithë kur përcaktoj sulmuesin që sipas tij do të jetë më i miri në dekadën e ardhshme. Bëhet fjalë për yllin serb të Fiorentinës, Dushan Vlahovic i cili është duke kaluar një formë fantastike në Serie A dhe shumë shpejt pritet t’i bashkohet një ekipi të madh.
“Vlahovic është sulmuesi ideal që të gjithë do të dëshironin. Ai di të shënojë, të luajë me shokët e tij, e bën repartin i vetëm. Do të jetë më i miri në 10 vitet e ardhshme. Haaland është shumë i fortë për golin, sepse është mësuar të luajë në një mënyrë të caktuar. Nga ana tjetër, Vlahovic edhe me shpinë nga porta mund të bëjë diferencën”, u shpreh ish-kapiteni i Italisë. r.t/albeu.com
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…
Qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka paralajmëruar ashpërsimin…