sport

E kryer, De Bruyne është futbollist i ri i Napoliit

Futbollisti legjendar belg, Kevin De Bruyne, është futbollisti më i ri i Napolit, siç konfirmoi gazetari i njohur Fabrizio Romano me frazën e tij të famshme ‘Here we go!’.

Pas disa javësh negociatash intensive, De Bruyne pranoi ofertën e Napolit dhe firmosi një kontratë dyvjeçare, me opsion për ta zgjatur edhe për një sezon tjetër.

Belgu 33-vjeçar do të mbushë 34 vjeç në fund të muajit qershor dhe ka vetëm testet mjekësore përpara prezantimit zyrtar te kampionët e Italisë.

Napoli synon ta bëjë De Bruyne një nga liderët e ekipit në rikthimin në majat e futbollit italian dhe evropian.

Sipas mediave italiane, mesfushori do të përfitojë një pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh në ‘Stadio Diego Armando Maradona’.

Përveç pagës, De Bruyne do të marrë edhe 10 milionë euro bonus në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Ky transferim shënon një nga goditjet më të bujshme të afatit kalimtar të verës dhe një kapitull të ri në karrierën e yllit belg pas shumë vitesh te Manchester City.

të fundit

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, heqjen…

8 minutes ago

Gjykata trondit PSG-në, i jep Mbapes të drejtë për shumën e jashtëzakonshme

Një gjykatë pune në Paris ka vendosur sot që PSG i detyrohet Kilië Mbapes 60 milionë euro. Kjo shumë duhet…

11 minutes ago

Aksident në në aksin Lushnje-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Mesditën e kësaj të marte, një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Berat. Ngjarja…

19 minutes ago

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen e Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si ‘Gucci’. Sipas…

27 minutes ago

Horror! Një person gjendet i djegur brenda makinës, në të njëjtën kohë dhe banesa e tij në flakë

Një ngjarje tragjike tronditi zonën e Mariolatës, në prefekturën e Fokidës, të martën në mëngjes, kur zjarrfikësit e Brigadës Polydross…

30 minutes ago

Brazil: Rëzohet imitimi 24-metërsh i Statujës së Lirisë pas erës së fortë

Në jug të Brazilit, më 15 dhjetor, një erë shumë e fortë shkaktoi rrëzimin e një replike 24 metra të…

34 minutes ago