Pas ndeshjes të mbyllur në barazim mes Bosnjes dhe Francës, sulmuesi Karim Benzema ka dalë në konferencë për shtyp.
Benzema nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes rreth Kylian Mbappes, duke theksuar se ai do të luajë për Real Madridin një ditë, dhe po të ishte në dorën e tij ai tashmë do të ishte në Madrid.
None found
“Mbappé dhe unë e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë, brenda dhe jashtë fushës, dhe është e qartë se do të doja që ai të ishte me mua në Real Madrid, klubi më i mirë në botë, por ju duhet ta respektoni klubin e tij. Jam i sigurt se një ditë ai do të luajë për Madridin.
“Mbappé është një lojtar që do të luajë për Real Madridin një ditë ose një tjetër. Ne shkojmë shumë mirë. Nëse do të ishte në dorën time, ai do të ishte me mua sot në Madrid”, përfundoi francezi.
Real Madrdid nuk arriti të nënshkruante me 22-vjeçarin këtë merkato verore, pasi i’u refuzuan plot tre oferta stratosferike nga PSG, pasi klubi francez dëshiroi të mbajë me çdo kusht sulmuesin, edhe pavarësisht faktit se ai mund të largohet pa para vitin e ardhshëm kur i skadon kontrata e tij me klubin parisien, dhe që lojtari i’a ka bërë të qartë klubit të tij se nuk do të rinovojë.
Madrilenët mund të arrijnë një para-kontratë me Mbappen në janar të 2022, për të pasur gjithçka më të lehtë kompletimin e transferimit të tij në verë, sapo t’i përfundojë kontrata më 30 qershor.
Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…
Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…
Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…
Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka kundërshtuar pretendimet se pak muaj pasi mori mandatin parlamentar bleu një banesë në…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së…