Granit Xhaka me shumë mundësi e ka mbyllur që tani këtë vit kalendarik për sa i përket futbollit, mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit nuk pritet të jetë gati për të zbritur sërish në fushë para krishtlindjeve, gjithsesi lajmi i mirë është se klubi bën të ditur se Xhaka nuk do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.
Dëmtimi në gju i Granitit është padyshim një lajm i keq për Arsenalin, sidomos nëse merr parasysh se futbollisti ka qenë një lojtar kyç për Mikel Artetan, me topçinjtë që kanë nisur kthehsën këtë sezon me fitoren 3-1 ndaj rivalëve londinezë të Tottenham në Premier League.
Në komunikatën e shpërndarë nga Arsenali shkruhet: “Pas dëmtimit në gjurin e tij të djathtë gjatë ndeshjes me Tottenham, egzaminimet dhe skaneri ka konfirmuar se Granit Xhaka vuan një dëmtim domethënës në ligamentet e gjurit.
Një konsultë e specializuar në Londër përcaktoi se Graniti nuk ka nevojë për operacion. Rikuperimi i tij dhe rehabilitimi do të nisin menjëherë dhe ne synojmë që lojtari të rikthehet në aksion pas afërsisht 3 muajsh. Çdokush në klub tani do të mbështesë dhe do të punojë me Granitin për ta sjellë sërish në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur”. Futbollisti I kombëtares zvicerane u dëmtua të dielën në derbin londinez me Tottrenham, ku u desh të shoqërohej nga mjekët jashtë fushe.
Zjarri që ra mbrëmjen e së dielës në lagjen “Barç” të fshatit Shalës, është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes intensive…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e…
Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të…
Sot, më 28 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.3 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e…
Ditën e djeshme, Papa Leo XIV, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për krizën humanitare “jashtëzakonisht të rëndë” në Gaza…