Drilon Hazrollaj është në qendër të vëmendjes këtë merkato. Talenti i Kosovës ka dhe 1 vit e gjysmë kontratë me Malishevën. Për këtë fakt, klube të mëdha në Shqipëri dhe jo vetëm, kanë lëvizur për ta bërë pjesë të skuadrës. Kështu Newsport.al raportoi për një interesim të Ballkanit fillimisht. Në Suharekë Ilir Daja ka dhënë aprovimin për 19-vjeçarin, që e ka sezonin e dytë pozitiv.
Pas Ballkanit, klube nga Shqipëria janë përfolur për afrimin e tij. Tirana ra në sy, ndërsa u përmend ndër të tjera dhe Dinamo. Malisheva po shqyrton me kujdes ofertat gjatë kësaj periudhe.
Së fundmi, Drilon Hazrollaj duket se i ka “shkelur syrin” Partizanit. Ai ka ripostuar kalimin e Redon Ismailit te kampionët e Shqipërisë. Ky i fundit, 21-vjeç, shihet gjithashtu me shumë të ardhme dhe bashkë me Hazrollajn janë pjesë e kontigjentit U-21 të Kosovës.
Kujtojmë se te Malisheva u afrua në verën e vitit 2022. Vetëm gjatë këtij sezoni ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 5 herë. Hazrollaj fitoi dhe çmimin “Talenti i Vitit 2023” në Kosovë. /newsport.al/
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama,ka ndarë momente nga takimi me Atin e Shenjtë, ku e shoqëronin…
Një gabim në adresë dhe një rrjedhje e padukshme monoksidi karboni (gaz helmues), çuan në tragjedinë e rëndë që tronditi…
Sot, 6 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.4 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…
Këtë të premte vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…
Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…