Merkatoja e Romës ende nuk ka përfunduar. Tiago Pinto po punon për afrimin e një mesfushori, duke shpresuar që më në fund të arrijë te Granit Xhaka. Blerja e mundshme e Arthur nga Arsenali mund t’u hapë italianëve pistën për të arritur te futbollisti me origjinë shqiptare, të cilin e ndoqën pa mundur ta arrinin verën e kaluar.
Mungojnë dhe pak ditë nga mbyllja e sesionit dimëror dhe në këtë mënyrë, siç shkruajnë mediet italiane, Granit Xhaka mund të jetë “dhurata” e fundit për Mourinhon. Kjo, pasi për Kamara është ndezur një konkurrencë e fortë me rivalë të kalibrit të Manchester United dhe Aston Villas, klube që mund t’i garantojnë pa problem francezit pagën prej 5 milionë eurosh në sezon. që kërkon.
Nga ana tjetër, raportet e Xhakës me tifozët e Arsenalit nuk janë idilike, dhe gjithmonë duke iu referuar medieve italiane futbollisti shqiptar që luan për Zvicrën nuk do të mendohej dy herë për të bërë sërish gati valixhet, siç i bëri dhe në verën e kaluar për t’u nisur te Roma, para se të rinovonte kontratën me “Topçinjtë”. Transferimi i Arthur në Londër ndërkohë mbetet çelësi i zhbllokimit të tratativës, në mënyrë që Xhaka të vihet nën urdhrat e Jose Mourinhos.
Fshatit Kolosh në Zapot të Kukësit i kanë mbetur vetëm 10 fëmijë. Por edhe ata nuk shkojnë dot në shkollë,…
Ujku ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë në Karbunarë të Vogël në Lushnje. Nga 80 kokë dhi edhe…
Në një zhvillim historik diplomatik, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, duke iu bashkuar Kanadasë…
Gian Piero Gasperini fitoi derbin e tij të parë të kryeqytetit me një fitore punëtore 1-0 ndaj Lazios në “Stadio…
Prestigjiozja Amerikane NYT Përfshin Filmin e Robert Budinës në Listën e 5 Filmave Ndërkombëtarë për t’u Parë New York Times…
Dayot Upamecano mund të jetë transferimi i radhës me parametër zero i Realit të Madridit. Sipas Marcas, mbrojtësi i qendrës,…