Categories: sport

Akuza të rënda për Messin: Kujdes nga ana e tij djallëzore, mund të të ngulë thikën në shpinë

E gjithë Franca është në delir pas transferimit të Lionel Mesit te PSG.

Ylli argjentinas është pritur si një hero te klubi i tij i ri dhe të gjithë janë të ekzaltuar për këtë lëvizje. Më saktësisht thuajse të gjithë, pasi gazetari i njohur francez Vinsent Marsheno, i cili më përpara mbulonte Barcelonën për “France Football”, ka shpjeguar se jo çdo gjë është ashtu siç duket.

Në një artikull të gjatë për RMC Sport, ai ka argumentuar se pse të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me Mesin, pasi pamja e tij e qetë dhe e dashur, fsheh një anë të errët.

“Ai ka një anë djallëzore, është shumë manipulues. Ai mund të të futë në xhep me buzëqeshjen e tij, mimikën. Por mund të të ngulë një thikë në shpinë nga mbrapa”, është akuza e tij e rëndë.

“Te Barcelona, të gjithë uleshin në gjunjë para tij. Leo gjithmonë vendoste rregullat e tij në dhomat e zhveshjeve dhe mundohej të drejtonte klubin. Ishte aq i paprekshëm sa klubi dhe qyteti ishin nën këmbët e tij. Ai është shumë inteligjent, shumë i zgjuar.

E njëjta gjë mund të ndodhë te PSG. Ai e di që mund të besojë te Nejmar, Paredes e Di Maria. Kur ke një lojtar të një kalibri të tillë në skuadër, sidomos bashkëkombës, kjo do të bëjë që trajneri Poçetino të shkojë në mënyrë sekrete të takojë Mesin për t’i matur pulsin dhe për të patur një opinion të tijin.

Raporti me Nejmar e Mbape? Nuk jam aspak i shqetësuar për raportin e tyre për faktin e thjeshtë se kam përshtypjen që Nejmar ka hequr dorë nga çdo ambicie personale. Ai tani do thjesht të bëjë sa më shumë para dhe të argëtohet në fushë. Ai e di që Mesi është superior ndaj tij dhe ka më shumë vazhdimësi”, theksoi Marsheno.

të fundit

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

33 minutes ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

55 minutes ago

Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…

1 hour ago

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

2 hours ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

2 hours ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

3 hours ago