Spanja ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020” pasi ka eliminuar Zvicrën pas gjuajtjes së penalltive.
Në penallti, Spanja fitoi 3:1 pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet shtesë përfunduan me rezultat 1:1.
None found
Spanja kaloi në epërsi në minutën e 8-të falë autogolit të Denis Zakaria, ndërkohë për barazimin e rezultatit shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 68-të.
Zvicra luajti nga minuta e 77-të me një futbollist më pak në fushë kur Remo Freuler u ndëshkua direkt me të kuq.
Në vazhdim, spanjollët dominuan ndeshjen por nuk arritën të shënonin dhe ndeshja u vendos në 11-metërsha.
Skuadra e Luis Enrique u tregua më e saktë nga gjuajtja e penalltive, ku realizuan tre gola nga pesë penallti të goditura, ndërkaq helvetët realizuan një nga katër penallti të ekzekutuara.
Në gjysmëfinale, Spanjë pret fituesin e ndeshjes Belgjikë-Itali.
PENALLTITË:
9′ Gjuan Ojarzabaj- shënon dhe kualifikon Spanjën në gjysmëfinale!
8′ Gjuan Vargas- jashtë kuadratit.
7′ Gjuan Moreno- shënon.
6′ Gjuan Akanzhi- pret portieri Unai Simon.
5′ Gjuan Rodri- pret portieri Zomer.
4′ Gjuan Shar- pret portieri Unai Simon.
3′ Gjuan Olmo- shënon.
2′ Gjuan Gavranoviç- shënon.
1′ Gjuan Buskets – shtyllë.
Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…
Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të debutojë si profesionist në moshën 46-vjeçare, duke luajtur për skuadrën italiane Ravenna, në…
Klidman LiloPortieri shqiptar, Klidman Lilo, debutoi mbrëmë në një kompeticion europian për klube [...]Read More...
Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me…
Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës…