Luis Enriques iu desh të jepte përgjigje për Kylian Mbappen, vetëm pak ditë pas eliminimit të Paris Saint-Germainit nga Liga e Kampionëve, pasi ylli francez konfirmoi lamtumirën me klubi parisien.
Si fillim, spanjolli foli për eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe gjendje emocionale disi të ngarkuar në ditët e fundit të ekipit.
None found
“Nuk fituam, është e qartë se ishin ditë të vështira. Për shkak të emocioneve të shkaktuara nga ky eliminim, ne nuk e mundëm dot Dortmundin, ishim afër finales”, ka thënë Enrique.
Më pas duke u ndalur te fakti që Kylian Mbappe njoftoi publikisht që në fund të këtij sezoni do të largohet nga PSG-së, trajneri theksoi se asgjë nuk ndryshon për ta dhe sipas tij sezonin e ardhshëm do të jenë edhe më të fortë.
“Ne e dimë këtë prej disa kohësh, nuk ndryshon gjë. Të gjitha vendimet e mia janë marrë në bazë të kësaj gjëje, kemi ende një trofe Championsi për të fituar vitin tjetër, pavarësisht nga lojtarët që kemi në ekip, ne do të jemi më të fortë në sezonin e ardhshëm”.
“Duhet thënë që Mbappe kaloi 7 vite këtu, ai është një legjendë e klubit, po ashtu është e qartë se ai është një lider. I jap 10 si njeri dhe si futbollist”, ka thënë Luis Enrique.
PSG do të tentojë të blejë disa lojtarë për të mbuluar zbrazësitë e largimit të Kylian Mbappes. /Telegrafi/
Barcelona ka shfaqur sërish probleme në repartin defensiv në ndeshjen ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se shkoi…
Ylli i Paris Saint-Germainit, Desire Doue, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, duke barazuar një…
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…
Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…
Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…
"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…