Sulmuesi i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres po qëndron i qetë mes interesimit nga Chelsea.
Blutë thuhet se janë të interesuar për suedezin, i cili vetëm verën e kaluar u largua nga Coventry City për Sporting.
Por, Gyokeres këmbëngul se është i lumtur në Lisbonë dhe nuk kërkon një largim të hershëm.
Ai tha për Sportbladet: “Unë kënaqem jashtëzakonisht këtu dhe dua të qëndroj dhe të fitoj ligën. Ky është qëllimi. Kam qenë këtu për gati gjashtë muaj, kështu që është shumë herët. Është shumë herët për të menduar për ndonjë gjë tjetër”.
“Ne jemi në mes të sezonit, kemi përparuar në play-off në Ligën e Evropës dhe jemi duke udhëhequr ligën. Kështu që nuk fokusohem në asgjë tjetër. Tani për tani gjithçka ndihet shumë emocionuese me Sportingun dhe nuk kam asnjë mendim të largimit”.
“Unë luaj këtu tani, kënaqem dhe bëj më të mirën time çdo ndeshje. Nuk mund të bëj asgjë më shumë. Më pëlqen të luaj këtu”.
“Së pari, mendoj se u futa në grup shumë lehtë. U kënaqa që nga dita e parë si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Unë arrita këtu në fillim të para-sezonit, gjë që ishte e rëndësishme. Më pas filloi shumë mirë. Fakti që lojtarët dhe klubi kanë qenë shumë mikpritës ka qenë i rëndësishëm”, shtoi më tej Gyokeres. /Telegrafi/
Në një intervistë të gjatë me La Gazzetta dello Sport, Demetrio Albertini rishikoi fazat e karrierës së tij, duke zbuluar…
Policia e Shtetit, ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen disa persona duke u konfliktuar…
“Ajo është 41 vjeçe dhe ky është fundi i karrierës së saj”, tha Alan Kildow, babai i Lindsey Vonn, në…
Të hënën në mbrëmje, në ndeshjen e javës së 24-ët të Serisë A, Roma mposhti Cagliarin 2-0 në Olimpico. Verdhekuqtë…
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga…
Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët që kanë ndikuar ecurinë e…