Categories: sport

E BUJSHME/ Zbulohet arsyeja pse Dritan Shakohoxha i dha fund komentimit të ndeshjeve

Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, i befasoi të gjithë kur në kulmin e audiencës së ndeshjes gjysëm finale Angli- Danimarkë, njoftoi nga Wembley  largimin e tij përfundimtar nga profesioni që e ushtron prej më shumë se 30 vjetësh.

Pas këtij lajmi, lapsi.al arriti të mësojë se cila mund të ishte arsyeja e fortë që e detyroi gazetarin të “braktisë” atë që ai e cilësoi si dashurinë e madhe të jetës së tij.

Ndonëse deri më tani nuk ishte bërë publike, redaksia zbuloi se Dritan Shakohoxha do të kandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit, post që aktualisht mbahet nga Armando Duka.

Për të qenë i lirë dhe i pakushtëzuar në këtë konkurrim, Shakohoxha ka zgjedhur të heqë dorë nga profesioni dhe të përgatitet kështu për fushatën e fillimvitit të ardhshëm.

Ai do të sfidojë në këtë garë, Armando Dukën, i cili e drejton FSHF prej pese mandatesh. E veçantë për këtë garë do të jetë fakti, se Shakohoxha, ndryshe nga rivalët e mëparshëm të Dukës, nuk ka ndonjë përkatësi sportive apo politike.

Kështu që, siç do të thoshte edhe vetë komentatori, deri në zgjedhjet e ardhshme të FSHF, “mbani frymën miq” për të mësuar fituesin.

të fundit

Detaje nga ngjarja në spitalin “Shefqet Ndroqi”, identifikohet autori dhe i plagosuri (EMRAT)

Ditën e sotme rreth orës 11:20, në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, një konflikt mes dy punonjësve, ka…

18 minutes ago

Sherr mes punonjësve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, 32-vjeçari godet me mjet prerës kolegun dhe arratiset

Ditën e sotme rreth orës 11:20, në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, një konflikt mes dy punonjësve, ka…

30 minutes ago

Shkarkimi i Veliajt/ Dorian Teliti: Duhet ta dëgjojmë që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë…

42 minutes ago

Mbyllet mbledhja e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Veliaj s’do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar prej 10 shkurtit të këtij viti nga SPAK dhe me masë sigurie arrest në burg…

51 minutes ago

Skandal në ‘Përputhen’: Loredana largohet pas lidhjes së dyshuar me konkurrentin

Një zhvillim i papritur ka shokuar fansat e sezonit të ri të “Përputhen”. Sipas raportimeve të Pamfletit, Loredana nuk do…

1 hour ago

Këshilli Bashkiak/ Komisioni i Ligjeve miraton futjen në rend dite të kërkesës për shkarkimin e Veliajt

Miratohet për futjen në rend të ditës, kërkesa që kanë bërë këshilltarët socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti…

1 hour ago