sport

E BUJSHME/ Vlahoviç e ka të qartë klubin me të cilin do firmosë, ka arritur marrëveshje në tetor

Sulmuesi i Fiorentinës, Vlahoviç do të qëndrojë në klubin Viola deri në fund të sezonit pavarësisht se disa klube dëshirojnë për shërbimet e tij.

Arsenali është për momentin skuadra që ka shfaqur më shumë interes për të marrë shërbimet e sulmuesit serb, por synimet e tyre për të nënshkruar me sulmuesin tashmë kanë hasur në refuzimin e Fiorentinës dhe vetë lojtarit, raporton Mundo Deportivo.

Mesa duket, serbi e ka shtyrë vendimin për të ardhmen e tij deri në fund të sezonit, ndonëse në kokën e tij tashmë do ta kishte të qartë se në cilin ekip dëshiron t’i bashkohet. Sipas mediave italiane, Vlahovic e ka përjashtuar mundësinë për të luajtur në Premier League dhe do të preferonte të vazhdonte në Itali, konkretisht në radhët e Juventusit.

Mesa duket, Juventus kishte nisur tashmë një marrëveshje me lojtarin tetorin e kaluar, duke pranuar gjithashtu të paguanin komisionet shumë të larta të përfaqësuesit të tij.

Sipas raportimeve, dëshira e Vlahovicit për t’iu bashkuar Juventusit është aq e madhe sa që serbi do të ishte i gatshëm të nënshkruante për skuadrën torineze edhe nëse ata nuk kualifikohen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Rekorde të mahnitshme

Pasi shënoi 21 gola në 40 ndeshje sezonin e kaluar, serbi pothuajse ka barazuar rekordet e tij në vetëm gjysmë sezoni. Ai tashmë ka 20 gola në 24 paraqitje, duke gjeneruar interes të madh nga të mëdhenjtë e kontinentit të vjetër.

Arsenali ka provuar gjithçka për ta nënshkruar këtë janar, duke ofruar deri në 60 milionë, përfshirë transferimin e përhershëm të Lucas Torreira, në huazim te Fiorentina deri në fund të sezonit.

Tani për tani, La Fiore ka qëndruar këmbëngulës për largimin e tij, por gjithçka tregon se e ardhmja e Vlahovicit nuk është te Artemio Franchi. /albeu.com/

të fundit

Berisha flet pas daljes nga SPAK: Dumanit iu bënë pluhur përpjekjet për të zgjatur mandatin…

Ditën e sotme, kreu i PD Sali Berisha, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë…

8 minutes ago

Biznesmeni Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK, çfarë dëshmoi ai?

Këtë të hënë, Biznesmeni Ermal Beqiri, ka dalë nga zyrat e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Beqiri dyshohet për korrupsion…

43 minutes ago

Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Këtë të hënë, lideri demokrat Sali Berisha, ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Berisha u paraqit në SPAK, në zbatim…

44 minutes ago

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur grupin parlamentar, një takim që vjen tre ditë pas betimit…

47 minutes ago

Vodhi një shumë parash në një market, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës, ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi vodhi një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës. Uniformat…

1 hour ago

Zbuloni 4 shenjat më fatlume të horoskopit/ Një cikël i vështirë mbaron, një rrugë e re fillon, ja ku duhet të tregoni kujdes

Shtatori 2025 vjen me ndryshime që sipas astrologes së njohur Matilda Zhuang, sjellin fundin e një cikli të vështirë për…

1 hour ago