Në verë pankinat e Kategorisë Superiore pritet të kenë ndryshime e rokada. Tomas Brdariç e la Vllazninë pa e mbyllur sezonin dhe për momentin është pa një klub, por ka mjaft mundësi që kroatogjermani të qëndrojë në vendin tonë në sezonin e ardhshëm.
“Panorama Sport” shkruan se ai është një opsion për stolin e Partizanit pas fundit të këtij sezoni. Para disa ditësh, pra pa u shkarkuar nga Vllaznia, 47-vjeçari është parë i shoqëruar nga drejtues të “demave” në një nga kafenetë e Tiranës.
Megjithëse ky takim mund të ketë qenë rastësor apo shoqëror, i shton shumë shanset e një bashkimi të Brdariç me të kuqtë në verë. Drejtuesit po shikojnë disa opsione për stolin dhe kroatogjermani është një kandidat potencial.
Pa dyshim, Brdariç bën pjesë në pakicën e trajnerëve të huaj, që kanë mundur të ambientohen dhe të korrin sukses në Kategorinë Superiore dhe tashmë ai është në listën e disa klubeve duke i bërë konkurrencë edhe trajnerëve të tjerë shqiptarë, të afirmuar prej vitesh.
Moderatorja Erjona Rusi ishte e ftuara e puntatës së fundit të këtij sezoni në emisionin që vetë ajo ka moderuar…
Një punëtor 58-vjeçar, Petrit Alkollari është dëmtuar gjatë punës në një kantier ndërtimi në Paskuqan dhe ndodhet në spital. Për…
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me dhunimin e një kamarieri në Vlorë, prej një efektivi…
Kryeministri Edi Rama, vijon të monitorojë situatën e aksionit të lirimit të hapësirave publike, sidomos në qytetin e Tiranës. Përmes…
Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish përplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkëpunëtorin Endri Shabani. Lapaj tha se përfshirja…
Këngëtari Kevin Edmond,ishte i ftuar në “Weekend” ku foli për relacionin e tij me Anën dhe eksperiencën ne “Big Brother…