sport

E bujshme nga Spanja, Barcelona tërhiqet nga Superliga Evropiane

Barcelona është tërhequr nga projekti për Superligën Evropiane të Futbollit, nismë e kryesuar nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

Sipas një raporti nga gazeta sportive “Marca”, Barcelona ka vendosur të tërhiqet nga ideja e krijimit të një Superlige Evropiane dhe të përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me UEFA-n.

Të lidhura

None found

Klubi beson se federata evropiane i ka marrë seriozisht komentet e klubeve, duke bërë ndryshime të rëndësishme, të tilla si përshtatja e formatit të garave dhe rritja e shpërblimeve financiare për ata që marrin pjesë në to.

Këto lëvizje e çuan Joan Laportën dhe Blaugranat, të tërhiqnin mbështetjen e tyre për Florentino Perezin dhe krijimin e kësaj lige të mbyllur.

Marrëdhëniet e katalanasve me UEFA-n, të cilat në vitet e kaluara ishin të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme financiare, tani duket se po tregojnë shenja përmirësimi.

Një shembull tipik është prania e Aleksander Ceferin në suitat e “Montjuic”, gjatë ndeshjes së katalanasve kundër Paris Saint-Germain për Fazën e Ligës së Kampionëve.

të fundit

SKANDAL/ Silvete Muhamed Osmani, bashkëshortja e Granit Osmanit, përfiton kontratë mujore prej 2 mijë eurosh nga Ministria (DOKUMENT)

Gazetari i njohur Rami Mislimi ka shkruar një shkrim në TS ku pretendon se bashkëshortja e drejtorit të VLEN, Granit…

7 minutes ago

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

4 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

4 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

6 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

6 hours ago