Marash Kumbulla është dëshirë e Milanit në Serie A.
Mbrojtësi 23-vjeçar prej majit të 2023 nuk ka marrë minuta me Romën për shkak të një dëmtimi, teksa kërkon një ekip ku të aktivizohet në prag të Euro 2024, duke shpresuar një ftesë nga trajneri Sylvinho.
Veç Veronës apo Torinos, edhe Milani dëshiron shërbimet e Kumbullës.
Këtë e bën me dije Paolo Paganini, gazetari i Rai-t në Itali.
Përveç një huazimi të mundshëm në këtë fund merkato të janarit, Milani e sheh Kumbullën edhe si një investim për të ardhmen.
Me Kumbullën në “pole”, Milani kërkon edhe shërbimet e Merih Demiral, ish-it të Juves dhe Atalantës që për momentin mban veshur fanellën e Al Ahli në Arabinë Saudite.
Me vlerën aktuale 7.5 milionë euro në treg, Kumbulla ka kontratë deri verën e 2025 me Romën, teksa kryeqytetasit paguan 26.5 milionë euro për të në verën e 2021 duke e blerë nga Verona.
Me Kombëtaren, Kumbulla ka zhvilluar 18 paraqitje.
Altin Çoku, personi që nxiti 27-vjeçaren Sibela Abedini drejt vetëvrasjes, ngjarje e ndodhur rreth dy vite më parë, ka folur…
Këtë të premte, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka, ka postuar sërish mbi vizitën e saj…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mos praninë e kryeministrit Edi Rama në themelimin e Bordit të Paqes,…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm…
Këtë të premte, Gjykata Penale e Tiranës, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për tre të dyshuarit në…
Banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë darkës së të…